‘Problemi nuk është Basha, por Rama. Do të marrim pjesë në tryezën për Kodin Zgjedhor’

‘Problemi nuk është Basha, por Rama. Do të marrim pjesë në tryezën për Kodin Zgjedhor’

22:26, 18/09/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti Nard Ndoka i ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në ORA News, ka thënë se opozita do t'i përgjigjet pozitivisht ftesës së ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt që opozita të marrë pjesë në tryezën për Kodin Zgjedhor.

Unë ftesën e ambasadorit të OSBE e konsideroi pozitive. Edhe vetë OSBE e kupton se opozita jashtë parlamentit, e ka një arsye politike që është aty ku është, e respekton për peshën që ka, për atë që përfaqëson.

‘Për ne është shumë e rëndësishme reforma zgjedhore, nuk është ajo që është shkaktare e krizës. Ne kemi platformën tonë.  Sot nuk jemi jashtë parlamentit për Kodin Zgjedhor. Me këtë kod, Rama i ka blerë zgjedhjet. Duhet një ndëshkim i këtyre hajdutëve. Ne do të marrim pjesë në tryezën për Kodin Zgjedhor, por problemi është Rama dhe jo Basha.’-tha Ndoka

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco