‘Nuk lëvizim asnjë presje nga qëndrimet, kemi gati platformën e zgjidhjes së krizës’

‘Nuk lëvizim asnjë presje nga qëndrimet, kemi gati platformën e zgjidhjes së krizës’

21:02, 18/09/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha pas takimit me kreun e PD-së se opozita ka gati platformën për zgjidhjen e krizës.

Kryemadhi tha më tej se opozita nuk do të lëvizë nga qëndrimet e veta dhe se grupet e punës po punojnë për platformën.

“Ajo çfarë zoti Basha deklaroi 3 orë më përpara është përsëritje e çdo gjëje pas një akordimi që kemi pasur nëpërmjet telefonatave të të gjithë bashkëkryetarët e Frontit Opozitar. Ne jo vetëm që nuk lëvizim asnjë presje nga qëndrimet tona, por do të vazhdojmë të ecim përpara me platformën që opozita ka gati për zgjidhjen e krizës.

Jemi duke punuar grupet e punës për platformën. Sigurisht në tryezë nuk ulet vetëm një njeri, por janë të gjithë personalitetet, njerëzit me integritet dhe me vlera të të gjithë partive politike. Mos harroni se Fronti Opozitar tashmë është 85 për qind e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco