Eurodeputetja shqiptare Arba Kokalari, si zv.presidente e PE-së për Partitë Popullore

Eurodeputetja shqiptare Arba Kokalari, si zv.presidente e PE-së për Partitë Popullore

19:19, 18/09/2019
A+ Aa A-

Shqiptarja e parë eurodeputete Arba Kokalari, zgjidhet zëvendëspresidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore.

Këtë lajm të rëndësishëm, ajo e ka bërë publik në profilin e saj në rrjetet sociale, ku njofton se do të jetë gjithashtu raportuesja përgjegjëse që do të udhëheqë punën e BE-së për Stambollin”, ka shkruar në Facebook.

Arba Kokalari, 32 vjeçe nën programin e partisë “Moderata” arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.

Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, më pas bashkë me prindërit, motrën dhe vëllain emigruan drejt Suedisë.

Arba është mbesa e Musine Kokalarit, vajzës së bukur me beretë të bardhë, jeta e të cilës u shkatërrua nga sistemi komunist.

Në vitin 1981 u sëmur me kancer dhe dy vjet më vonë u largua përgjithmonë nga jeta. Asaj nuk iu dha as mundësia për t’u kuruar në spitalin onkologjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku19/09/2019 07:39

Punë të mbarë Arba Kokalari, e bukur si Shqipëria. Ja ku është mbesa e Musinesë. Nipat e enverit në burg për fabrikë e trafik droge. Bijtë e shokëve të enverit, të gjithë hajdutë e kriminelë të qelbur. Jeta vazhdon, vazhdojnë traditat familjare.

Shto koment

Denonco