‘Nuk bëjmë marrëveshje që të amnistojmë Ramën’

‘Nuk bëjmë marrëveshje që të amnistojmë Ramën’

17:29, 18/09/2019
A+ Aa A-

Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata duke komentuar ftesën e kryeministrit Edi Rama, drejtuar opozitës për të bërë marrëveshje për reformën zgjedhore pa kushte, tha se opozita nuk ka ndërmend të bëjë marrëveshje për të amnistuar Ramën.

Nga studio e Ora Neës, Gjata zbuloi se çfarë fshihet pas ftesës së Ramës për dialog. Sipas tij Rama po kërkon të hyjë dhe të pranohet si i barabartë mes të tjerëve, që të mbyllë çështjen e koncesioneve, PPP-ve dhe shumë afera të tjera.

‘Për sinqeritet as që bëhet fjalë. Sinqeriteti me kryeministrin Rama shkojnë bashkë sa vaji me ujin. Këto letrat e tij që i bën thirrje opozitës, sipas historisë të kujtojnë ato paralajmërimet komuniste kineze, të viteve '60 drejtuar imperializmit amerikan. Nuk mbaronin kurrë ata. Këtu problemi nuk është as për letra dhe as për marrëveshje, këtu problemi është për vullnet politik për të vendosur drejtësi. Ky është standardi ku duhet të fillojë për të shkuar tek marrëveshja. Nuk jemi kundër marrëveshjeve.

Hajde bëjmë marrëveshje thotë zoti Rama për Reformën Zgjedhore. Bëjmë një marrëveshje për reformën Zgjedhore dhe t'i japim amnisti Ramës. Një marrëveshje që i mbulon tërë paudhësitë, tërë të këqijat dhe gjithçka çfarë ka ndodhur deri tani. Pra të bëjmë një marrëveshje zgjedhore ne dhe me këtë hajde hyjmë në zgjedhje, të mbyllet edhe çështja e PPP-ve, edhe ajo e koncesioneve, edhe ajo e 40 milion eurove për 2 kilometra edhe kompania fantazmë amerikane me firma të falsifikuara, Milot-Balldren, Orikumi dhe sa e sa çështje të tjera.

Nëse bëjmë një marrëveshje bashkë atëherë ne jemi të barabartë dhe pavarësisht se unë kam kryer krime dhe paudhësi, nuk mund të më kërkosh gjë ti nesër, sepse më pranove si bashkëlojtar, si të barabartë. Ky është qëllimi i Ramës, të hyjë dhe të pranohet si i barabartë. Madje edhe idetë e fundit që kanë filluar nëpër media këto ditë, që bëni marrëveshje sepse fajin e ka sistemi zgjedhor, sepse mbi bazën e këtij sistemi kanë ndodhur këto gjera. Sepse po iku Edi Rama dhe po nuk ndryshuan kushtet e lojës vjen  një tjetër që mund të bëjë sërish të njëjtat gjëra. Jo nuk mund të bëjë të njëjat gjëra, nuk jemi njësoj dhe këtë është duke e fryrë vetë Edi Rama, sepse ka rënë poshtë, në fundërrinë, në llum ka rënë sa nuk ka se çfarë të bëjë.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N18/09/2019 19:41

Kshu do komisioni evropian. Ata qe perhapin tirani dhe kapitalizem brutal njelloje si rama.

Shto koment

Denonco