Presidenti nga populli? Ja cili është mendimi i Mediut në Syri Tv për propozimin e Metës

Presidenti nga populli? Ja cili është mendimi i Mediut në Syri Tv për propozimin e Metës

16:47, 18/09/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në Syri Tv, duke folur për kushtet që ka vendosur Gjermania për hapjen e negociatavce, tha se ajo është që është e rëndësishme në këtë momente është të ritkthejmë një sistem funksional kushtetues,që Rama e ka zhbërë.

‘Në vitin 2005 ishin të njëjtat pikëpyetje kur morëm qeverinë. Lufta kundë korrupsionit, zgjedhje të lira dhe të ndershme, lufta kundër krimit. Dhe ne i morëm seriozish. Po ju kujtojë që ne si maxhorancë futëm brenda në burgje  mbi 1 mijë kriminelë që gjykata disa prej tyre i dënoi deri në burgim të përjetshëm. Ajo që është e rëndësishme sot është të vihet në funksion një sistem funksional kushtetues. Ku qeveria të mos ketë autoritet të pafund po ti shërbejë qytetarëve, dhë nese funksion kjo ne do të afrohemi më shumë me hapjen e nagociatave. Nuk mjafton një element që është reforma zgjedhore, por nëse ky element nuk futet brend reformimit kushtetues nuk funksionon. Do të kemi nesër një parlament që kontrollohet nga interesat  kriminale politike. Opozita duhet të krijojë bindjen te shqiptarët që do ndërtojmë një shtet për shqiptarët.

Ne kemi shumë gropa të zeza në Kushtetutën tonë.

Kush është roli i Gjyqësorit, i parlamentit e me radhë

Pra nuk e themi kot që duhet një ‘Check and balance’ të pushteteve. Nuk duhet të jete politika dhe shteti mbi qytetarin por e kundërta.’

I pyetur lidhur mbi kërkesën e Metës që Presidenti të zgjidhet direkt nga populli, Mediu nuk u shpreh kundër kësaj ideje.

‘Presidenti kërkon zgjidhjen e krizës nëpërmjet tre palëve zgjedhjesh. Presidenti duhet zgjedhur nga populli në mënyrë që Presidenti të jetë mbi palët dhe të përfaqësojë unitetin kombëtar. Duke parë edhe disa garanci që i janë marrë, do ishte përfaqësuesi më i mirë i interesave të popullit. Por jo ku KQZ i merr kompetencat se ashtu do Rama. Ndërsa OSBE-ODHIR thotë se i janë marrë të drejtat kushtetuese. Sepse e vërteta është sot që ne kemi arritur në në një republikë bananesh.”, tha ndër të tjera Mediu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco