Trump emëron Këshilltarin e ri të sigurisë/ Ja emri

Trump emëron Këshilltarin e ri të sigurisë/ Ja emri

15:50, 18/09/2019

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka emëruar zëvendësuesin e ish këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton.

Posti i është besuar Robert O'Brien, ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

Në një postim në Twitter, presidenti Trump shkruan:

Është kënaqësi tju njoftojë se do të emërojë Robert C O’Brien, aktualisht duke shërbyer si i dërguari “shumë i suksesshëm” i posaçëm presidencial për çështje të pengjeve në Departamentin e Shtetit, si Këshilltarin tonë të ri të Sigurisë Kombëtare. Kam punuar gjatë dhe shumë me Robertin. Ai do të bëjë një punë të shkëlqyeshme!

O'Brien është ndihmësi i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo i cili merret me pengmarrjet. "Unë mendoj se ai është fantastik," theksoi Trump më herët gjatë ditës nga bordi i Air Force One teksa foli për Robert O'Brien.

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conway, në një dalje për media sinjalizojë se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo do të ndihmonte presidentin Trump në përzgjedhjen e kandidatit të tij për postin e Këshilltarit të sigurisë Kombëtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco