Letra e Veliaj për nxënësit,  reagon zëdhënësja e PD: Shkelje flagrante e ligjit, çmenduri!

Letra e Veliaj për nxënësit, reagon zëdhënësja e PD: Shkelje flagrante e ligjit, çmenduri!

14:55, 18/09/2019

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa e cilëson një shkelje flagrante të ligjit, letrën e personalizuar të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për nxënësit që mësojnë në Tiranë. Në një status në “Facebook”, Zhupa shkruan se Veliaj po indoktrinon fëmijët me arritjet e tij imagjinare.

Sipas saj, të çosh fëmijët në shkollë dhe të mësojnë për “arritjet” e Veliajt, kjo është çmenduri.

Ja postimi i plotë:

Shkelje flagrante e ligjit, ku shkolla përcaktohet si një institucion i depolitizuar! Keq përdorimi i imazhit të fëmijëve pa konsensusit e prindërve për motive politike dhe për përfitime personale të Veliajt! Manipulim propagandistik i fëmijëve, ende të paformuar për të gjykuar politikisht, duke i indoktrinuar me mesazhe të shpërndara nga mësuesit e tyre, që për ta janë figura edukative. (mësuesja edhe pozon në foto me letrën e Veliajt)

Letra e Veliajt që mban në dorë mësuesja dhe që iu është dhënë në çdo shkollë të Tiranës fëmijëve përmban propagandë politike ku liston sukseset imagjinare të Veliajt, Piramida e re, maratona e Tiranës etj.

Të çosh fëmijët në shkollë dhe të mësojnë për “arritjet” e Veliajt, kjo është çmenduri! Arritjet e partisë dhe shokut Enver mësoheshin me zell në shkollat shqiptare gjatë komunizmit. Të degradosh në këtë pikë në vitin 2019, është ditë e zezë për edukimin dhe për demokracinë.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz18/09/2019 15:35

Gjithmon do ngelesh bythlepirsi dhe langaraqi me i madh, qe ka njohur tranzicioni shqiptar, o lali Dhjeri pedofili! Fansat e Ajoles nuk kane te numuruar!

Shto koment

Denonco