LETRA/ Rama bën hapin e parë drejt dialogut, fton opozitën për Reformën Zgjedhore

LETRA/ Rama bën hapin e parë drejt dialogut, fton opozitën për Reformën Zgjedhore

14:28, 18/09/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar sot një ftesë publike për dialog, drejtuesve të opozitës, të asaj opozite që e ka cilësuar në letrën e tij, si joparlamentare. Në ftesë thuhet:

"Ftesë publike drejtuesve të opozitës joparlamentare"

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu

Të nderuar zotërinj, e nderuar zonjë,

Ju drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie kombëtare, Reformën Zgjedhore.

Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit po ashtu.

Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot ekzistencën e njëri-tjetrit. Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët, zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e disave për të bërë opozitë.

Ju vendosët t’i digjni mandatet e hyrjes në Kuvend dhe të vetëpërjashtoheni nga jeta parlamentare e kësaj legjislature. Por gjithësesi, deri në zgjedhjet e qershorit 2021, ju jeni të votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve shqiptarë. Prandaj e dhe Kuvendi ka rezervuar një vend të posaçëm për ju, në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Procesi ka nisur në Kuvend me opozitën parlamentare dhe do të mbyllet në Kuvend natyrisht, por mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për Reformën Zgjedhore. Përkundrazi. Të paktën ky është opinioni im dhe duke vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat - sigurisht në rast se ju jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte.

Ju faleminderit

Edi Rama

Tiranë, 18 shtator 2019

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari18/09/2019 15:33

IDIOT DHE FRIKACAK! Nuk ka leter me cinike dhe me arrogante qe mund te beje nje kryeminister kaq i menderosur nga te gjitha anet!!!! Kerkon dialog per reformen zgjedhore pa u ndeshkuar kriminelet, hajdutet dhe grabitesit e 2 zgjedhjeve te kaluara!!! Me gjithe skandalet dhe deshtimet e turpshme spektakolare te papara dhe te padegjuara ne asnje vend te botes, ky diktator kerkon ta zgjase pushtetin deri ne qershor 2021!!! Çfare arrogance e ndyre!!! Ky ose eshte feminor, ose eshte i pacipe fare, ose eshte çmendur keto 2 dite pas kthimit nga Gjermania dhe nuk e ka idene se çfare po thotë! Topi eshte i imi, penalltite do t'i gjuaj vetem une, thote. Pra ky po i thote opozites joparlamentare, me mua edhe ne vjedhjet zgjedhore 2021, pa President Ilir Meten, sigurisht!!! Harron ky derdinen i droguar, se çfare po e pret!

Shto koment

Denonco