‘Meta është për vizite pune në Strasburg’, Blushi: Përsheshngrënësit të dezinformojnë më me dinjitet

‘Meta është për vizite pune në Strasburg’, Blushi: Përsheshngrënësit të dezinformojnë më me dinjitet

12:24, 18/09/2019
A+ Aa A-

Zëdhënsi i Presidentit të Republikës ka reaguar për disa njoftime në media në lidhje me një vizitë të kreut të shtetit jashtë vendit.

Blushi ka bërë një reagim për disa "fake neës" të shpërndara në portale të ndryshme, sikur gjoja Presidenti ka shkuar ne Strasburg për vizite private për të lobuar pranë Kongresit të Autoriteteve Vendore të KiE.

Ja postimi  i plotë i Blushit në Facebook:

I njoftojmë përsheshngrënësit e portaleve në të zezë të dezinformojnë më me dinjitet. Presidenti Meta është për vizite pune në Strasburg dhe i shoqëruar në çdo takim nga përfaqësuesit diplomatikë të shtetit shqiptar pranë Këshillit të Europës. 
I sqarojmë përsheshngrënësit se Presidenti Meta do ta vizitojë më shpesh Strasburgun, kryeqytetin e të drejtave të njeriut, pasi vetëm respektimi i tyre çliron të ardhmen europiane të vendit nga pengmarrja e oligarkisë nga e cila këta mashtrues ordinerë paguhen. 
I sqarojmë gjithashtu se Presidenti Meta nuk ka nevojë të lobojë, as në të bardhë, e as në të zezë. 
Presidenti Meta do t'i mbrojë të drejtat kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, në Strasburg, në Bruksel, në Nju Jork dhe kudo në botë, hapur e në mënyrë parimore.
Shqipëria si vend anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe si vend që ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian, ka detyrim ligjor të mbrojë të drejtat e qytetarëve të saj, siç sanksionojnë të gjitha dokumentat e konventat që janë në fuqi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco