Basha flet si kryeministër i ardhshëm: Ndryshimi po afron!

Basha flet si kryeministër i ardhshëm: Ndryshimi po afron!

11:45, 18/09/2019

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë sot në Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, ku theksuar se vendi ka mbetur në marshin indietro në çdo fushë të ekonomisë, investimeve, punësimit etj dhe po aty, ka shpalosur programin e Partisë Demokratike për to, si një kryeministër i ardhshëm.

Basha tha: "Do t’i japim fund koncesioneve korruptive dhe cdo qindarke qe shkon per oligarket dhe pushtetaret, do ta cojme per rritjen e pagave, pensioneve dhe per te investuar per te ardhmen e femijeve tane.

Bashkimi bën fuqinë! Prandaj le të bëheni bashkë, ju si sindikata dhe bashkë me Partinë Demokratike t’ia dalim të arrijmë qëllimet tona për më shumë punë e nirëqniene. Këto janë ditët e sprapsme të oligarkisë dhe të një qeverie antipopullore, antieuropiane. 

Siç jam sot si kryetar i opozitës do të jem para jush me të gjitha përgjegjësitë që do të me besoni për të dhënë llogari për premtimet e sotme këtu dhe per çdo angazhim tjetër që do të burojë nga marrëveshja jonë. Ndryshimi po afron!

FJALA E KRYETARIT TË OPOZITËS LULZIM BASHA NË KONGRESIN E 7-TË TË BASHKIMIT TË SINDIKATAVE TË PAVARURA TË SHQIPËRISË

Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra sindikalistë,

Zoti President, Gëzim Kalaja,

Të nderuar përfaqësues dhe drejtues të sindikatave shqiptare,

Image

E nderuar zonja Sheren Berow, sekretare e Përgjithshme e Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave ju shpreh mirëseardhjen dhe mirënjohjen për praninë tuaj dhe mbështetjen e shkëlqyer dhe të fortë ndaj sindikatave shqiptare, ndaj sindikalistëve, ndaj punëtorëve në të drejtat e tyre të patjetërsueshme.

Zonja dhe zotërinj është kënaqësi të ndodhem përsëri në mesin tuaj dhe dua t’ju falënderoj për ftesën që më keni drejtuar sërish.

Pak kohë kanë kaluar nga fjala e fundit që pata privilegjin të mbaj para kësaj konference, por në këtë kohë shumë gjëra kanë ndodhur në Shqipëri dhe për fat të keq shumica prej tyre jopozitive.

Jetojmë sot në një vend pa mundësi punësimi ku shumë pak kanë fatin të gjejnë një vend pune, ku rroga minimale është përtej çdo kufiri të pranishëm dhe kostot e jetës janë rritur në maksimum.

Biznesi i vogël është ën kolaps, tërësisht i asfiksuar nga taksat, tarifat dhe kostot e energjisë, karburantit dhe kostot bazë.

Frigoriferët e shqiptarëve janë bosh dhe shqiptarët nuk paguajnë dot as fatura minimale. Jeta po bëhet gjithmonë e më e shtrenjtë, gjithmonë e papërballueshme.

Mundësia për të mbështetur familjen për kryefamiljarët po bëhet gjithnjë e më e vogël dhe po i detyron ata masivisht drejt dëshpërimit dhe emigracionit.

Edhe fëmijët tanë pavarësisht nga mosha e shohin venitjen e shpresës dhe të mundësive dhe 70% e të rinjve kanë si aspiratë kryesore largimin nga vendi sa më shpejt të munden.

Image

Zonja dhe zotërinj, vendi ka mbetur me marshin indietro.

Shkaqet e gjithë kësaj janë një kulturë korrupsioni e cila është përfshirë dhe karakterizon çdo aspekt të jetës së shqiptarëve, nga politika tek biznesi, tek shëndetësia dhe tek arsimi.

Korrupsioni nxjerr paratë nga xhepat e shqiptarëve dhe i fut në xhepat e politikanëve, oligarkëve dhe gangsterëve dhe kriminelët.

Me këtë sistem gjithkush ka përgjegjësitë e veta, por ata që vuajnë janë shumica e dërrmuese e shqiptarëve. Ndërkohë që  pasuria e grumbulluar në mënyrë të padrejtë nga një grusht njerëzish sa vjen e shtohet për ta.

Në ekonominë tonë të shkatërruar, me zgjedhjet tona një farsë dhe jo një festë e demokracisë, me drejtësinë inekzistente dhe të paralizuar, me korrupsionin, krimin dhe bandat në lulëzim, ëndrrat tona për t’iu bashkuar familjes tonë europiane në vend që të afrohen, largohen çdo ditë.

Pas dy mandateve në pushtet është e qartë për të gjithë se kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë dështuar. Kanë dështuar dhe ata që paguajnë faturën e dështimit të tyre janë rinia, janë punëtorët, janë pensionistët.

Premtoi gjithçka, premtoi mirëqeverisje, premtoi 300 mijë vende pune dhe përmirësim të kushteve të punës, premtoi uljen e kostove të jetës dhe të taksave por nuk realizoi asgjë dhe të gjitha këto fusha në vend të progresit kemi prapakthehu.

Image

Në vend të vendeve të reja të punës, ky kryeministër dhe kjo qeveri janë përgjegjës për shkatërrimin e mijërave vendeve të punës, mbylljen në masë të biznesit të vogël, largimin e investitorëve të huaj.

Në vend të zgjidhjeve ky kryeministër dhe kjo qeveri sollën më shumë probleme.

Në vend të luftës ndaj korrupsionit e ktheu korrupsioni në normën qeveritare që sot është problemi kryesor i shoqërisë dhe i çdo shqiptari.

Të jemi të qartë, siç jeni të qartë, çfarë nuk e arriti dot deri tani nuk ka për të arritur më.

Por nuk ka pse të jetë kështu, shqiptarët zonja sekretare e përgjithshme, të nderuar miq të huaj, ne jemi popull i talentuar , punëtor dhe me kushtet e duhura të punësimit, me klimën e duhur të sipërmarrjes dhe me një qeveri që ndihmon si investitorët dhe biznesin e vogël, ashtu edhe punëtorët ne jo vetëm mund t’ia dalim por mund të kapërcejmë të gjitha parashikimet më optimiste.

Për këtë siç e thatë zonja sekretare e përgjithshme na duhet një drejtim i ri, na duhet një ndryshim dhe na duhet shpejt.

Një plan i ri, një vizion se si të dalim nga kjo gjendje kolapsi total dhe të lëvizim drejt një destinacioni të mundshëm dhe të prekshëm për të gjithë. Opozita e bashkuar, PD e ka këtë plan. Vizionin për një Shqipëri të përparuar, europiane dhe së bashku me ekspertët tanë më të mirë kombëtarë dhe një skuadër ekspertësh ndërkombëtarë ne po bëjmë gati shpalosjen e këtij vizioni dhe këtij plani në konsultim të plotë me gjithë faktorët, ku padyshim një ndër faktorët kryesorë është dhe partneri ynë i parë në demokracinë 30 vjeçare shqiptare, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Zonja dhe zotërinj, lënda e parë që pata rastin dhe mundësinë dhe zgjedhjen të studioja në vitin tim të parë të studimeve jashtë shtetit, në Universitetin e Utrehtit, dhe eseja ime e parë ishte “E drejta e punës”.

Eseja ishte e parë si student universiteti kishte të bënte me të drejtat dhe detyrimet që derivojnë nga konventat e ILO-s, Organizatës Ndërkombëtare të Punësimit. Pra, mund t’ju them me vërtetësi të plotë se jo vetëm PD që ka lindur si parti e demokracisë, e shtetit të së drejtës dhe e mbrojtjes të të drejtave themelore të njeriut është sot përgjegjësia dhe garanti kryesor, por edhe kryetari i saj aktual nuk ka asnjë dyshim që të drejtat e punëtorëve janë të drejta themelore të njeriut, respektimi dhe avancimi i tyre është e vetmja rrugë për një shoqëri të drejtë, me mundësi dhe shanse për të gjithë dhe jo vetëm për pak të privilegjuarit.

PD beson në lirinë e tregut dhe kemi një program që përmes lirisë së tregut do të avancojë objektivin tonë punësimin, hapjen e vendeve të reja të punës përmes tre kolonave kryesore;

Kthimin e Shqipërisë në vendin më atraktiv për investimet e huaja, pa investimet e huaja nuk ka rritje ekonomike, nuk ka punësim.

Mbështetjen e biznesit të vogël si punësuesi kryesor në Shqipëri, përmes paketës tonë të mbrojtjes së punës dhe avancimit të interesave të biznesit të vogël.

Dhe paketën tonë e mbështetjes së punëdhënësve të tjerë, me rikthimin e taksës së sheshtë, tashmë në nivelin 9% duke përfshirë këtu edhe taksën 9% për sigurimet shoqërore së bashku me masat e tjera që do ta bëjnë këtë sektor kompetitiv dhe bashkëkohorë në Rajon dhe në Europë.

Por zonja dhe zotërinj askush prej jush këtu në këtë sallë dhe mijëra punëmarrës anembanë Shqipërisë nuk duhet të kenë asnjë dyshim, punëdhënësit po kështu ju, Partia Demokratike është një parti që beson tek ekonomia sociale e tregut, tek mbrojtja e të drejtave të punëmarrësve, tek e drejta e tyre e shenjtë për organizim, për negocim kolektiv dhe mbrojtje për avancimin e të drejtave të tyre themelore.

Tek arsimimi dhe shëndeti i punëmarrësve dhe i fëmijëve të tyre si themeli i një ekonomie tregu që garanton punësim dhe mirëqenie për çdo shqiptar.

Image

Ndaj dua që sot ta them qartë dhe publikisht përkushtimin tonë të parë, të palëvizshëm, të deklarojë para kësaj asambleje të mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve shqiptarë vendimin e Partisë Demokratike për të kaluar brenda gjashtë mujorit tonë të parë të mandatit tonë qeverisës masën e rrogës minimale, të pagës minimale në nivelin e 300 euro dhe brenda katër viteve të parë të qeverisjes 400 eurove për gjithë punëmarrësit shqiptarë si një masë e domosdoshme për t’i shërbyer dinjitetit, shëndetit dhe mundësive të punëmarrësve pa të cilët nuk mund të ketë treg të lirë, nuk mund të ketë punësim, nuk mund të ketë mirëqenie.

 

Zonja dhe zotërinj,

Vetëm në gjashtë muajt e fundit, media ka raportuar 25 kryefamiljarë që kanë humbur jetën në aksidente pune. I ka raportuar media. Jo punëdhënësit, që e kanë detyrim ligjor, madje autoritetet e kanë marrë vesh nga raportet e medias.

Numri i personave të mbajtur përgjegjës para ligjit, zero.

Masa të marra për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike, zero.

Kushtet e punës vazhdojnë të bëhen gjithmonë e më të këqija.

Pa dyshim që babëzia, shpërfillja që e zhvesh njeriun edhe nga vlerat më njerëzore, është një nga shkaqet kryesore të kësaj rritje tragjike të numrit të aksidenteve në punë, i cili me siguri është më i lartë se këto që janë raportuar në media.

Por babëzia nuk është problemi i vetëm dhe as kryesori.

Problemi kryesor i mungesës së kushteve adekuate në punë, problemi kryesor i pandëshkueshmërisë sëpunëdhënësve të papërgjegjshëm që nuk respektojnë rregullat bazë të sigurisë në punë, problemi kryesor i mosinvestimit në përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe kushteve të gjithanshme të punëmarrësve shqiptarëështë korrupsioni.

Është skema e përfitimit të përbashkët ku thelën e luanit e ka gjithmonë politikani i korruptuar.

Vendimmarrësi i korruptuar. Zyrtari i korruptuar. Nuk ka shembull më tragjik se ky, se humbja e jetës të 25 kryefamiljarëve, bashkëshortëve, baballarëve, në vetëm 6 muaj.

Image

Nuk ka shembull më therës të këtij korrupsioni se sa politika e ashtuquajtur e PPP-ve qëështë një vjedhje me ligj, është sanksionimi me ligj i devijimit të qindra milionë eurove të taksave të marra nga punëmarrësit e varfëruar, nga bizneset e goditura shqiptare zhvatja e shumicës së shqiptarëve, për t’ia dhënë këto para një grushti oligarkësh, të cilët ndajnë me një grusht politikanësh të korruptuar me një grusht kriminelësh që i përdorim këto skema për pastrimin e parave të pista të krimit të organizuar.

Prandaj është prioritet kombëtar dhe emergjencë absolute për Partinë Demokratike që ditën e parë në pushtet të në lëvizje një plan kombëtar për hetimin e çdo afere korruptive të maskuar si PPP apo koncesion.

Gjithësecila prej tyre do të trajtohet si vepër e dyshuar kriminale. Ne do të ndjekim paranë publike kudo që ajo të ketë devijuar. Ne do të vëmë përpara përgjegjësisëçdo zyrtar, të përfshirë në këto skema korruptive nga juristi më i thjeshtë tek kryeministri dhe çdo person privat që mendon se mund ta vendosë qeverinë e ardhshme shqiptare përpara dy dilemave.

Të paguajë faturën e papërballueshme të koncesioneve apo të paguajë për trajnimin e forcës punëtore? Për kushtet e sigurisë së forcës punëtore. Për pagën minimale. Për shkollat dhe shëndetësinë, për shkollat e shqiptarëve.

Zonja dhe zotërinj,

Për mua zgjidhja është e thjeshtë dhe tashmë vendimi është i marrë.

Nuk do të falimentojë skema e pensioneve, nuk do të tërhiqem nga paga minimale 300 euro brenda 6 muajve të parë dhe 400 euro brenda 4 viteve të parë. Nuk do të pranoj kurrsesi që vogëlushët shqiptarë, fëmijët e shqiptarëve të mbeten në shkolla primitive dhe shërbimi shëndetësor të bjerë poshtë niveleve të Afrikës Ekuadoriale.

I vendosur para këtyre zgjidhjeve, zgjidhjen e kemi bërë, vendimin e kemi marrë, ne do t’i japim fund koncesioneve dhe PPP-ve korruptive. Do të kthejmëçdo qindarkë të grabitur të shqiptarëve, tek të zotët e tyre, tek taksapaguesit shqiptarë, tek qytetarët shqiptarë dhe tek fëmijët e tyre.

Përmes këtyre masave ne do të garantojmë stabilitetin ekonomik dhe kushtet për investime të brendshme dhe të huaja si e vetmja rrugë për të garantuar punësim, mirëqenie dhe rritje të standardit të jetës, përballim të kostove të jetës.

Zonja dhe zotërinj, prej krijimit tuaj dhe prej krijimit tonë, Partia Demokratike dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, kanë luftuar për vlera të përbashkëta, për demokracinë, për votën e lirë, pa të cilën nuk mund të ketë demokraci, për demokracinë, për llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e atyre qëmandatohen për të qeverisur. Shpesh herë jemi gjendur përballë njëri tjetrit dhe nuk kam aspak droje ta pranoj se në shumicën e këtyre përballjeve, e drejta, peshorja e të drejtës ka anuar në anën tuaj.

Me gjasa mua do të më keni përballë edhe nesër, ndonëse sot jam tërësisht në krahun tuaj dhe e ndjej që kështu në krah të njëri tjetrit bëhemi gati që të zhvillojmë një tjetër betejë jo thjesht dhe vetëm për të shpëtuar fatin e demokracisë 30 vjeçare shqiptare, por për të mbyllur këtë fazë të stërzgjatur tëtranzicionit, por për t’i dhënë gjithë Shqipërisë, edhe lëvizjes sindikaliste, edhe punëmarrësve shqiptarë dhe punëdhënësve shqiptarë më në fund vlerat, standardet, parimet dhe normat e Shqipërisë si gjithëEuropa.

Kryeministri ju ka deklaruar të vdekur, oligarkia ju do të vdekur, krimi i organizuar që tashmë ka interesa ekonomike të pakrahasueshme me çdo periudhë tjetër të këtyre 30 viteve, xhestimin e qindra milionë eurovekorruptive, PPP-ve, industrisë së pastrimit të parave me kullat luksoze në Tiranë, ju do të vdekur.

Por, ju jeni të gjallë, jeni të fortë, ju jeni të qartë, ju jeni të vendosur, ju jeni në krahun e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe ata janë në krahun tuaj, ju jeni në krahun e së drejtës, në krahun e së mirës, në krahun e pozitives, në krahun e ndryshimit.

Partia Demokratike është në krahun tuaj, ka një fjalë qëështë gjeneza juaj, qëështëçelësi i ndarjes nga kjo situatë, qëështë tmerri i oligarkisë, i qeveritarëve të korruptuar, i krimit të organizuar, i medias së kapur dhe ky është, bashkimi.

Bashkimi bën fuqinë.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, bashkimi për kauzat e drejta, bashkimi pa asnjë kompleks me Partinë Demokratike, me opozitën e bashkuar, ështëçelësi, është forca, është shpresa për të pashmangshmen.

Këto janë ditët e sprapshme të oligarkisë, të krimir dhe të një qeverie antieuropiane, antisindikaliste, antipopullore.

Le të bashkohemi rreth vlerave.

Le të bashkohemi rreth aspiratave të përbashkëta sot, për ta sjellë këtë ndryshim një orë e më parë.

Koha nuk pret. Shqiptarët nuk presin. Le të jemi bashkë edhe një herë, në këtë betejë fisnikëruese të vendit, shpresëdhënëse për rininë dhe të domosdoshme për të gjithë ata që përfaqësohen këtë sallë.

Ju siguroj se kështu siç ndodhem sot përpara jush me përgjegjësitë e kryetarit të opozitës nuk do të mungoj të jem përpara jush me të gjitha përgjegjësitë e tjera që do të më besoni dhe në këndvështrimin e këtyre përgjegjësive jo thjesht për të ngritur gishtin e denoncimit, por për të dhënë llogari për premtimet që sot ndava me ju dhe çdo veprim tjetër që do të burojë nga marrëveshja e përbashkët midis opozitës së bashkuar dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, memorandumi i bashkëpunimit me ju do të jetë së shpejti kontrata jonë me të gjithë punëmarrësit dinjitozë të këtij vendi.

Ju uroj punë të mbarë, ju uroj forcë dhe kurajo. Ju uroj të jeni në lartësinë e pritshmërive të të gjithë atyre që përfaqësoni.

Koha nuk pret, ndryshimi po afron.

Ju falemnderit.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja.

Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Image

Prononcim i kryetarit LulzimBasha pas aktivitetit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Pyetje: Në tryezën e thirrur për Reformën Zgjodhore më datë 25...

LulzimBasha: Kush ju tha që ka tryezë?

Pyetje: Ju ka ardhur ftesa zyrtare...

LulzimBasha: Po ti shikojmë ftesat se ftesat bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për reformën Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari18/09/2019 15:54

O shqiptare! A i shikoni enveristet e Shqiperise? Ata ekzistojne realisht, ata jane ketu me ne, në çdo zyre, ne çdo forum, në çdo organizate politike dhe jo politike të Shqiperise! Ata e urrejne Enverin por e adhurojne enverizmin! Ata jane komplet enveriste! Ata i urrejne diktatoret por adhurojne diktaturat! Gezim Kalaja - Kryetar i Sindikatave te Pavaruara te Shqiperise!!! Prej sa vitesh? Pra, "Enveri i KQ" te Sindikatave te Pavarura te Shqiperise!!! A ka sindikata te pavarura Shqiperia? Cilat kane qene arritjet e tyre gjithe keti vite, kur 2 KM e fundit jane mburrur dhe e kane quajtur arritje te madhe dhe sukses nxjerrjen jashte funksionit te ketyre sindikatave? A ka ndonje proteste, greve, demonstrate apo aktivitet te kesaj sindikate te "pavarur" ne mbrojtje te te drejtave te punonjesve? Ku eshte statusi i minatorit, naftetarit, ndertuesit, mesuesit, e te tjereve? Asnje sipermarres privat nuk e zbaton Kodin e Punes, oret jashte orarit, 2 dite pushim javor, 28 dite leje vjetore te pagueshme, pagesat e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. A ka nje bashkepunim midis kesaj Sindikate "te Pavarur" dhe Inspektoriatit te Larte te Punes? Boll u tallet me keto Kongreset e Bashimeve Profesionale si vegla rroje te partive ne pushtet!!!!

Shto koment

Denonco