Refuzoi dashurinë e Enver Hoxhës, si u varros e gjallë gruaja shqiptare Foto ilustruese

Refuzoi dashurinë e Enver Hoxhës, si u varros e gjallë gruaja shqiptare

23:16, 17/09/2019
A+ Aa A-

Shkrimtari Ylljet Aliçka ka treguar në librin e tij ‘Metamorfoza e një kryeqyteti’ momentin e tmerrshëm të ekzekutimit të 22 burrave dhe 1 gruaje nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Shkrimtari rrëfen në libër se 22 burrat nuk ndenjën në rresht për një përballë, siç e kërkonte rregullorja, por u bënë rreth, duke e mbrojtur me trupat e tyre atë grua, i vetmi faj i të cilës kishte qenë refuzimi i dashurisë së diktatorit Hoxha.

‘Si në çdo fushë të jetës, edhe në atë të marrjes së jetës së armiqve ndodhnin parregullsi, kur rregulli nuk respektohej korrektësisht, siç ishte rasti i një ish-shefi të shtabit të ushtrisë i cili, pasi u shpall armik, dha shpirt me mjaft vështirësi nga rrahja me purteka të trasha druri në karrocerinë e një kamioni ushtarak.

Pra në mospërputhje të plotë me rregullat elementare të ekzekutimit.

Po si pasojë e shkeljes së rregullores, ndodhi që në një pushkatim pa gjyq që iu bë 23 intelektualëve të shquar të kohës, 22 burra dhe një grua, pikërisht gjatë çastit kulmor të krejt procesit, atij të ekzekutimit, në respekt të të vetmes grua, të 22 burrat nuk ndenjën në rresht për një përballë, siç e kërkonte rregullorja, por u bënë rreth, duke e mbrojtur me trupat e tyre atë grua, i vetmi faj i të cilës kishte qenë refuzimi i dashurisë së Udhëheqësit në të ritë e saj dhe ca më pas, mospërqafimi i idealit të vetë Udhëheqësit.

Ndonëse e shpëtuan nga breshëria e plumbave, qëlloi që ashtu të lidhur me një tel të përbashkët me të gjithë të pushkatuarit, këta e tërhoqën pas vetes, për së gjalli, në gropën e përbashkët, hapur paraprakisht nga ata vetë.

Si rrjedhojë, fshatarët e atyre zonave u lemerisën tek dëgjonin ca rënkime dalë nga thellësia e tokës, për aq kohë sa i duhej një qenieje njerëzore të japë shpirt, mbuluar me dhe e bërë njësh me trupat e vdekur të 22 bashkëvuajtësve të saj’, thuhet në romanin e Aliçkas ‘Metamorfoza e një kryeqyteti’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E Verteta19/09/2019 21:26

Akoma mirreni me Enverin ,nqs eshte e vertete historia e asaj gruaje eshte vertet e tmerrshme,por ju mirruni me te tashmen se bijt e komunisteve i kemi ne qeveri.Ky Krye hajduti Edvin Rama__zoni po i vret per se gjalli sot shqipetaret. Femijet tane me shkollim e siper pa pune,intelegjenca truri i vendit ka marre arratine,fukarallek kudo,shendetesia me lek pa rimburesim,rrogat per toke.Ky shtet qeveriset me ministra sahane e by.... lepirsa te E.Ramed.Po si nuk doli nje socialist i ndershem ti thote eeee o rrot stop boll sillesh si nje person anormal ,boll ke bo horror ne kete popull,fali energjine e prapambetur ashtu siq ua fale te gjithe ministrive qe ishin zhytur nborxhe fut amnistine. Nuk je sovran mbi nesh por ju jeni sherbetori i popullit qe te qeverisesh me dinjitet dhe jo me hajni.Te gjithe e keni vendin nburg

Higgins19/09/2019 14:00

Djalin e tij shpirteror, pra djallin , e keni votuar per km. Nuk mesuam asnjehere????

Bona18/09/2019 14:51

Cte thuash?! Enver monstra perdori llumin e shoqerise per te persekutuar popullin. Cdo udheheqes ne bote, sado kriminel i lig e diktator te kete qene ka patur ndjekes e mbeshtetes. Njesoj si ky i fundit, kryehajdut e mashtrues, i lig e psikopat, drogaxhi e i pacipe.

Coco from Toronto 18/09/2019 04:31

Ne ate toke sdo b3je kurre njeri hajer se eshte e lare kushdi se sa here me gjakun e njerzve te pafajshem.

Daj Jaku17/09/2019 23:49

Heroi i popullit akoma sot enver hoxha.

Shto koment

Denonco