Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Meta sqaron 'betejën' për demokracinë: Qytetarët të marrin në dorë sovranitetin e tyre

Meta sqaron 'betejën' për demokracinë: Qytetarët të marrin në dorë sovranitetin e tyre

21:30, 17/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë të dhënë për emisionin “Tempora” në RTV Ora ka sqaruar nisjen e betejës së paralajmëruar prej tij për atë që e ka cilësuar si “betejë për shpëtimin e demokracisë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jo legjitime”.

Gazetarja: Zoti President në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ju publikuat një status në rrjetet sociale. Në këtë status ju flini për një betejë për shpëtimin e demokracisë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jo legjitime. Çfarë nënkupton me këtë betejë Presidenti i Republikës?

Presidenti Meta: Kjo është një betejë që bëhet në emër të demokracisë. Objektivi i saj është shumë i qartë: duhet të bëjmë gjithçka që qytetarët shqiptarë të marrin në dorë të ardhmen e tyre dhe sovranitetin mbi të ardhmen e tyre, por edhe mbi institucionet, që duhet të japin llogari përpara qytetarëve.

Jemi në kushtet kur praktikisht sistemi i llogaridhënies në vend është pothuajse i nivelit zero.

Jemi në kushtet e një antagonizmi politik të paprinciptë e artificial, që nuk reflekton raportet e përditshme tolerante të qytetarëve tanë, pavarësisht nga bindjet apo përkatësitë e ndryshme politike.

Sigurisht unë e vlerësoj që kjo është e qëllimtë pikërisht për të realizuar ato vendime, të cilat cenojnë interesat e qytetarëve tanë dhe cenojnë të drejtat themelore të njeriut në Shqipëri, pavarësisht bindjeve apo përkatësive partiake.

Gazetarja: Zoti President, duket që kështjella e fundit e kushtetueshmërisë është Presidenca. Ju këtë betejë me çfarë mjetesh dhe njerëzish do ta realizoni?

Presidenti Meta: Institucioni i Presidentit është një kështjellë e pamposhtur e demokracisë dhe në radhë të parë e vetë Kushtetutës dhe e parimeve të saj.

Është për të ardhur keq që vendi përjeton një kaos institucional dhe një shtet paralel, që unë e kam quajtur shteti i propagandës dhe i PPP-ve kundër shtetit të së drejtës.

Unë jam tepër i vendosur të sillem gjithmonë si President i shtetit të të drejtës, që të mbroj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, parimet e saj themelore dhe të drejtat kushtetuese themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë, që mendojnë se janë cenuar dhe cenohen në mënyrë të vazhdueshme, që nga e drejta e zgjedhjes e deri tek e drejta e informimit dhe e drejta e pronës.

Po përjetojmë një situatë dezinformimi në tërësi në mediat tona dhe kjo është e papranueshme. Është dhunim i një të drejte kushtetuese.

Siç po përjetojmë edhe dhunimin e pronës në mënyrë arbitrare dhe pamundësinë për t’u mbrojtur në një sistem të besueshëm dhe efikas të gjykatave.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco