Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Dokumenti/ Gjykata e Janinës konfirmon akuzat ndaj kandidatit të Ramës në Vorë

Dokumenti/ Gjykata e Janinës konfirmon akuzat ndaj kandidatit të Ramës në Vorë

19:10, 17/09/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Janinës ka konfirmuar të gjitha denoncimet e Partisë Demokratika ndaj Agim Kajmakut të Vorës, i cili ka qene ne kerkim në Greqi.

Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi ka publikuar shkresën e Gjykatës së Janinës që konfirmon denoncimin ndaj Kajmakut.

‘Gjykata e Janinës konfirmoi të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Seancat gjyqësore për Jorgo Toton e Bashkisë së Vorës, të zhvilluara në Janinë për 4 ditë, u japin fund zvarritjeve të prokurorisë për zbulimin e identitetit të kandidatit të Edi Ramës. Megjithëse i dha kohë të sigurojë që nuk futet në burg në Greqi duke mbyllur çëshjtjen atje, Agim Kajmaku ka punë me ligjin shqiptar.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto ka qenë me proces penal të hapur në Greqi dhe me urdhër arresti në fuqi, ashtu sikurse Partia Demokratike denoncoi.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmakut, alias Jorgo Toto, nuk i lejohej nga ligji i dekriminalizimit të kandidonte për kryetar bashkie.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto ka gënjyer në Formularin e Dekriminalzimit, duke kryer veprën penale të fallsifikimit të dokumenteve.

Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto. Për këtë duhet të shkarkohet nga detyra dhe t’i vihen menjeherë prangat për shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit dhe mashtrimin e qytetarëve shqiptarë.’

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

TORJA TIRONES17/09/2019 22:46

ne kete do e ngreme ne pergjegesi,se i ploteson te githhha kushtet,bile ia kalon edhe elvisit te kavajes

Shto koment

Denonco