Gjekmarkaj: Lufta e maxhorancës mbi Metën e turpshme

Gjekmarkaj: Lufta e maxhorancës mbi Metën e turpshme

17:56, 17/09/2019
A+ Aa A-

Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në News 24, duke komentuar situatën politike në Shqipëri, tha se veprimet e opozitës në raport me vendimet që ka marrë qeveria, përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 30 qershor.

Ai tha se 30 qershori ishte një goditje politike për të dyja palët si për maxhorancën ashtu dhe për opozitën.

Teksa ndalet tek përpjekjet e presidentit për të zgjidhur krizën, analisti Gjekmarkaj thotë se sulmet e maxhorancës mbi Ilir Metën janë tërësisht politike dhe nuk i shërbejnë vendit, aq më tepër në kushtet kur Shqipëria po kërkon një përgjigje pozitive për negociata me Bashkimin Europian.

'Tek vendimet e opozitës ka një gjendje pritjeje. Hapja e negociatave e ka vënë opozitën në pozicion pritës duke hulumtuar se ku mund ta gjejë veten në këtë proces.

Basha nga Brukseli tha se Shqipërisë duhet t’i hapen negociatave , por me disa kushte. 30 Qershori ka qenë një goditje për të dyja palët. Besoj se do të këtë presion për zgjidhje e krizës dhe të reformës  në drejtësi.

Opozita provoi disa muaj me disa protesta masive dhe kuptoi një gjë: me forcën e protestës nuk ia dilte ta rrëzonte Ramën. Nga ana tjetër kuptoi se faktori ndërkombëtar nuk është tolerant  ndaj një formë te tillë.

Unë mendoj që opozita e ka të domosdoshme, që të ndryshojë vetëveten, të prodhojë ide dhe të bëhet tërheqëse dhe joshëse nëpërmjet njerëzve që ngjallin besim.

Unë e kam parë pozitiv rolin e presidentit dhe në shkrimet e mia kam thënë që ai duhet të ndërhynte për krizën. E gjithë lufta që i bëhet Metës është një luftë politike.

Kjo e turpëron vendin. Lufta që i bëhet Metës,  është një luftë e pastër politike dhe e pandershme dhe ne njëfarë mënyrë e turpëron këtë maxhorancë'-tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t17/09/2019 21:37

Forca e protestave nuk e rrrxoi ramen sepse forca e tyre nuk u lejua qe te demostrohej lirisht,por me shperthime te vogla te kontrolluara.Perfundimi juaj profesor i nderuar eshte i gabuar.Nje lidership tjeter ,me i vendosur ne qellimin e vet per rrezimin e rames,pa asnje lidhje me qeverisjet e kaluara,do te bente qe forca e vendosmeria e protestave te arrinte max per ta rrezuar ramen.

Askushi17/09/2019 19:06

Mazhoranca nuk eshte ne lufte me presidentin. Thjeshte po teatrojn..

Shto koment

Denonco