Skandali/ Oficeri i Sigurimit të Shtetit zv.drejtor i Policisë së Shtetit

Skandali/ Oficeri i Sigurimit të Shtetit zv.drejtor i Policisë së Shtetit

17:34, 17/09/2019
A+ Aa A-

Gazetari Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, ka bërë një denoncim të fortë në rrjet, ku shprehet se një zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Policisë së Shtetit është me shkollë sigurimi (titulluar oficer sigurimi).

Dervishi argumenton se pavarësisht nisjes së procesit të vettingut në Policinë e Shtetit, personi në fjalë vijon të mbetet i paprekshëm, pra qëndron në vendin e punës ndërkohë që ligji e ndalon diçka të tillë.

 “Pasi konstatohet fakti, mos vallë duhet bërë muhabet? Çfarë ka këtu për verifikime? Komisioni duhet të marrë vendimin e shkarkimit nga detyra ose ligjvënësi të ndryshojë ligjin. Çdo qëndrim në detyrë i tyre është shkelje ligji”, shprehet Dervishi ndër të tjera.

Denoncimi i plotë i Kastriot Dervishit

Si po shkon vetingu në Polici?

Referuar emrave të bërë publikë, rezulton që një zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme është me shkollë sigurimi (titulluar oficer sigurimi).

Vetingu ka filluar, por nuk po shohim që zëvendësdrejtori të shkarkohet sipas kërkesave të ligjit të vetingut. Policia i zotëron 100% të dhënat nga dosjet e kuadrit. Nuk ka pse bën kërkesa në drejtime të tjera. Pasi konstatohet fakti, mos vallë duhet bërë muhabet? Çfarë ka këtu për verifikime? Komisioni duhet të marrë vendimin e shkarkimit nga detyra ose ligjvënësi të ndryshojë ligjin.

Çdo qëndrim në detyrë i tyre është shkelje ligji. Referuar emrave objekt verifikimi është për të qarë hallin ku ka përfunduar Policia! Po çfarë i doni more ata skorje komunizmi që kanë qenë oficerë Sigurimi apo komandantë e komisarë postash kufiri që i mbani drejtorë? Të postave të vitit 1990 madje!

Dhe me shërbim në Shkodër madje! Me këta punëtorë partie do e ndrisni luftën kundër krimit?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku18/09/2019 07:15

Zoti Altin ka të drejtë, denonconi me emra. Por ama Zoti Gramoz (komentuesi i mësipërm) ka dhënë disa nga emrat e krye kriminelëve të komunizmit. Gramoz Ruçi, Spartak Braho, Fatmir Xhafa... si dhe bijtë e kryekriminelëve...Edvin Kristaq Rama dhe gjithë të tjerët byroistët dhe bllokmenët që na qi verisin e na batërdisin akoma sot.

Gramoz17/09/2019 23:44

Kur ne krye te parlamutit eshte ministri i fundit i sigurimit te Enver dylberit, Gramoz Ruçi dhe deputet te ridhjerjes hetues Fatzi Xhafa e prokuror krimineli Spartak Braho, çka per tu habitur per zarat e tyre z.Dervishi?! Kjo eshte fytyra e vertete e qeverise se qelbesirave nen udheheqjen e Edver Taqi firmetarit te varjes se poetit!

Kosta17/09/2019 19:32

Perse ju duket skandal ky raste.....me shume se gjysma e efektiveve te SHKBs me ministri, eshte me ish oficera te sigurimit te shtetit....

altini17/09/2019 18:10

Emrin, emrin, jo llafe ne tym.

Shto koment

Denonco