‘Marrëveshjen Rama-Basha do e bëjë Eni Çobani’-Iriqi bisedon me Ardit Gjebrenë

‘Marrëveshjen Rama-Basha do e bëjë Eni Çobani’-Iriqi bisedon me Ardit Gjebrenë

14:18, 17/09/2019
A+ Aa A-

IRIQI bisedon me Ardit Gjebrenë.

Iriqi: - Urime për nisjen e sezonit të ri. A mund të na thoni ndonjë pikante nga programi i javëve që vijnë?

Gjebrea: - Pres një përballje në “Shihemi në gjyq” mes Ramës dhe Bashës. Eni Çobani i ka takuar ata veç e veç dhe shpreson se mund të arrijë një marrëveshje.

Iriqi: - Çfarë pretendime ngrenë?

Gjebrea: - Rama kërkon që Gazmend Bardhin ta marrë te PS në formë huazimi. Dhe t’i japë PD-së Taulantin. Këtu prishet biseda se nisin e qeshin të dy.

Iriqi: - Pse?

Gjebrea: - Ngaqë e quajnë torrollak Taulantin. Më pas Rama i rrit ofertën. Të jap Taulantin bashkë me Shalsin, i premton. Mbaji veç sa të mbarojnë zgjedhjet. Por Basha nuk hap rrugë. Atëhere ai shton dhe Ulsiun. Këtu biseda merr ngjyra serioze. Basha gati bie dakord, por e do Ulsiun bashkë me bandën e vjedhjes së votave në Dibër. Jo, thotë Rama, pa bandën unë nuk rri dot në pushtet. Atëhere Basha i ofron Murrizin. Ta kam falur, i thotë Ramës. Edi qesh me të madhe. Po ç’ta blesh atë, mo, ai vjen te unë pa paguar gjë fare. E ja kështu te merkato ka ngec muhabeti. Sa duket se bien dakort, heqin dorë.

Iriqi: - Mbase nuk duan Enin për ndërmjetësim, duan Sorecën?

Gjebrea: - Hahaha, ua thashë një ditë e m’u pérgjigjën njësoj: ”Kush e pjerdh atë!”

Iriqi: - Pse nuk ndërhyn ti, mbase ia del?

Gjebrea: - E mendova dhe u propozova të këndojnë duet. Rama ishte dakort, por Basha donte të këndonte veç himnin.  Atij ia kam marrë dorën, tha. Por Rama donte të këndonin: ”Kur më vjen Ruçi nga stani, kur më vjen...” Kaq dhe më pas u grindën. E quajtën provokim interesin tim. Atëhere propozova te hyjë Meta në lojë.

Iriqi: - Si e pritën?

Gjebrea: - Akoma po qeshin. Ka dy javë që nuk pushojnë, nuk e kuptoj.

Iriqi: - Pra marrëveshje s’do ketë.

Gjebrea: - Shpresoj që po.

Iriqi: - Si?

Gjebrea: - Do i kërkoj ndërmjetësi Berishës.

Iriqi: - Do e dëgjojnë?

Gjebrea: - Basha tha tre herë po, po, po.

Iriqi: - Po Rama?

Gjebrea: - Kundërshtoi në fillim, por më pas sikur u ul. Se i thashë në vesh...

Iriqi: - Çfarë?

Gjebrea: - Që Sajmir Tahiri i ka çuar ca kaseta doktorit. Sipër tyre shkruajnë “Sajmiri Digital”

 Iriqi: - Pra?

Gjebrea: - Besoj në një marrëveshje Rama - Berisha.

Iriqi: - Po Basha?

Gjebrea: - Aty rrotull do jetë, bashkë me Eni Çobanin, kur të firmosin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco