Dështon brenda afatit Komisioni Hetimor për Metën, kërkojnë më shumë kohë

Dështon brenda afatit Komisioni Hetimor për Metën, kërkojnë më shumë kohë

14:02, 17/09/2019
A+ Aa A-

Nga Kuvendi është njoftuar ditën e sotme se Komisioni Hetimor për presidentin e Republikës, Ilir Meta, i cili ishte parashikuar që të do të mbyllej me datë 8 tetor, do të kërkojë zgjatje të afatit të punimeve.

Sipas komisionit kjo kërkesë për Kuvendit, do të bëhet për shkak se në 12 tetor Komisioni i Venecias do të sjellë në Kuvend një raport paraprak mbi kreun e shtetit Ilir Meta. Ky raport do të përmbajë përgjigje teknike, për 8 pyetjet e ngritura nga Komisioni Hetimor për presidentin.

Duket se do të jetë pikërisht ky opinion i Venecias, i cili edhe do të ndikojë më pas në vendimin që Komisioni Hetimor do të marrë lidhur me kreun e shtetit, nëse do t'i kërkojë apo jo Kuvendit, shkarkimin e tij.

Sot ishte mbledhja e parë e komisionit pas seancës së fundit, kur presidenti Meta u paraqit personalisht dhe dha shpjegimet e tija për arsyet kushtetuese që e detyruan të anulojë dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit dhe më pas të caktojë një datë tjetër. Kurse ditën e djeshme presidenti i nisi Komisionit të Venecias një raport prej 55 faqesh me të gjitha arsyet ligjore që shpjegojnë kushtetuetshmërinë e vendimit të tij për të cilin akuzohet nga Komisioni Hetimor i ngritur me urdhër të Edi Ramës, por që duket ishte vetëm një farsë sepse në afatin e vetë ligjor nuk mundi dot të gjente asnjë shkelje duke shpresuar tani vetëm te Venecia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco