Kulla Kristaq Rama dhe klani mafioz gllabërojnë 50% të fondeve të Arenës Kombëtare

Kulla Kristaq Rama dhe klani mafioz gllabërojnë 50% të fondeve të Arenës Kombëtare

11:28, 17/09/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë sot të tjera fakte dhe krahasime, që hedhin dritë mbi një abuzim të tmerrshëm me fondet e Arenës Kombëtare, një korrupsion qeveritar prej miliona eurosh. “Arena e Hajnisë me 21 000 vende kushton 27 milionë euro më shumë sesa stadiumi kombëtar i Kosovës me 30 000 vende! - shkruan Berisha në Fb tek publikon dy foto. - Kulla Kristaq Rama dhe Molli familjar i klanit mafioz Rama, gllabërojnë 50% të fondeve të asaj që nisi si Arenë Kombëtare dhe përfundoi si aneks i pronave të Edvin Hajdutit dhe klanit të tij mafioz!”

    Pak ditë më parë, Berisha denoncoi qendrën tregtare që po ndërtohet brenda Arenës Kombëtare dhe që ka shkëputur një copë të mirë nga ajo që duhet të ishte tribuna e stadiumit.

    Arena Kombëtare gjymtohet nga Qendra Tregtare e klanit Rama!

    “Arena Kombëtare gjymtohet nga Qendra Tregtare e klanit Rama! Kjo qendër ha njërën tribunë të stadiumit dhe një pjesë të fushës!” Ky është denoncimi që bëri të shtunën, ish-kryeministri Sali Berisha, në adresë të stadiumit kombëtar, që po propagandohet me bujë nga Kryeministri. “Lexoni akuzat e rënda dhe shikoni foton e qytetarit dixhital,” ka ftuar Berisha në vijim të denoncimit të ri në Fb.

    Po ju shkruaj për të denoncuar gjymtimin e Arenës Kombëtare për llogari të klanit Rama.

    Përveç kullës 27- katëshe që keni denoncuar edhe ju dhe që të gjithë e flasin si kullë të klanit Rama, në mënyrë pothuajse të fshehtë del se 1/3 e Arenës Kombëtare e ka marrë Qendra tregtare, e cila thuhet se është e tëra pronë e klanit Rama.

    Për shkak të ndërtimit të saj, Arena nuk do të përdoret për gara atletike sepse është zvogëluar fusha, përveç kësaj qendra e klanit Rama ka zhdukur njërën tribunë të Arenës Kombëtare.

    Stadium skandaloz. Rëndësi ka që qendra e tij të dilte mirë, po stadiumi gjysmak si përherë. Dhe tani Rama na mburret me qendrën tregtare familjare. E mbante të fshehtë në videot tri dimensionale, por tani dalin pamjet që tregojnë se çfarë stadiumi ka bërë. Më mirë të quhet Qendra Tregtare Rama dhe fushë stërvitje e Kombëtares, sepse në fakt kështu e kanë katandisur. Me respekt.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    cuf dabjoni17/09/2019 12:10

    Stadiumi eshte ndertuar mbi toke publike, me vlere nga 60-100 milione €. Kjo mund te llogaritet si siperfaqe prone neser e Arenes dhe çmimi I truallit nga 2000-4000 €/m². Kontrollohet situacioni I vleres se investimit dhe Arena eshte shuma e te dyjave ....pra dime sa % eshte publike. Eshe veprim kriminal dhurimi, qe pretendohet, I truallitqofte dhe federates qe nuk eshte strukture shteterore. Eshte tjeter problem ndertimi aty kur ka kufizime te truallit dhe veshtiresi afrimi me mjete te motorrizuara (deri sa ti ndaloj ato Erioni Kdrias), e aq me teper si po del tashti qe nuk ka kater tribuna , nje skandal I vertete, po keshtu dhe kulla. Sanuk eshte vone duhet derguar ne gjykate kjo çeshtje

    Shto koment

    Denonco