Presidenti i KiE vjen në Tiranë për ... t'u dekoruar nga Rama

Presidenti i KiE vjen në Tiranë për ... t'u dekoruar nga Rama

08:18, 17/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk do të vijë sot në Tiranë, ku në axhendën e tij është vetëm një takim, ai me Edi Ramën që do të zhvillohet në orën 15:00. Takime të tjera Tusk nuk ka në axhendë.

Por ndryshe sa është propaganduar deri më tani nga mediat pranë Ramës, që Tusk vjen në Tiranë për integrimin, në fakt duket se nuk është arsyeja kryesore.

Sipas axhendës së bërë publike Donald Tusk ka një takim 30 minutësh me Ramën në orën 15:00, ndërsa në orën 15:30 është ceremonia ku ai do të dekorohet nga Edi Rama.

Më pas do të ketë një konferencë për mediat ku do të jetë Rama dhe Tusk.

Image

Para Shqipërisë Donald Tusk do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut, vendin kandidat në pritje të çeljes së negociatave, ku do të zhvillojë takime me presidentin dhe kryeministrin  e vendit fqinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco