‘Kemi edhe 7-8 kryebashkiakë rilindas të inkriminuar në listë’

‘Kemi edhe 7-8 kryebashkiakë rilindas të inkriminuar në listë’

21:19, 16/09/2019
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar në Report Tv në emisionin ‘5 pyetje me Babaramon’ se përveç tre kryebashkiakëve, Pjetrin, Kajmakun dhe Babanit, PD-ja ka edhe 7-8 kryebashkiakë që ka marrë informacione që kanë të shkuar kriminale.

"Kemi në proces verifikimi dhe 7-8 raste në kandidatë pë kryebashkiak. Kryetar Bashkie me të shkuar kriminale. Jemi në fazën e mbledhjes së dokumentacionit. Për njërën nga rastet jemi në fazën finale, në vërtetimin e informacioneve të marra", tha Bardhi.

Ndërkohë që Bardhi mohoi të ketë përçarje dhe se opozita e bashkuar vijon të jetë e tillë.

"Aksioni opozitar nuk mund të jetë i përqendruar tek protestat. Nuk ka qenë një kohë e humbu kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët. Ne jemi në komunikim të vijueshëm, si me LSI dhe aleatët e tjerë. Nuk ka asnjë mungesë koherencë. Secila parti është më vete, secila ka mendimin e vetë", tha Bardhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku16/09/2019 23:28

Çfarë 7 a 8? Ata janë keiminelë të gjithë pa përjashtim, përndryshe nyk do ishin aty. Ju gjeni vetëm të inkriminuarit jashtë shtetit, ndërsa ata të brendëshmit bëjnë nga 12 krime çdo ditë.

Shto koment

Denonco