‘Narkodrejtori i policisë dhe i doganës bashkëpunim në trafik droge’

‘Narkodrejtori i policisë dhe i doganës bashkëpunim në trafik droge’

20:30, 16/09/2019
A+ Aa A-

Një ish-polic i Doganës së Kakavijës, ka denoncuar drejtorin aktual të doganës si edhe drejtorin e policisë si të përfshirë në trafikun e drogës me një nga trafikantët më të mëdhenj në qytet.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha që shkruan: Narkodrejtorët akuzohen për trafik droge!

‘Miq, narkodrejtori i narkopolicise dhe narkodrejtori i doganes te Gjirokastres akuzohen per bashkepunim ne trafik droge.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor.jam nje ish polic i doganes se kakavijes. Desha te flas per mega aksionin qe policia e shtetit sqaron. Ne qytetin e gjirokastres si drejtori i policis ashtu dhe drejtori doganes jan te perfshire ne trafikun e droges. me nje nga trafikantet me te medhenj ne ate qytet Sokrat Baho.ose katan baho njihet si bizesmen i nje servisi te mersedez benc dhe i nje lokali ne qender te qytetit. gjithashtu njihet dhe nga drejtesia greke si trafikant ku aty ka kryer dhe denim ne 2009. po ky ne bashkpunim me drejtorin e doganes se kakavijes kan organizuar ngarkesen 950 kile qe u kap nga policia e janines.te lutem publikoje’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco