Foreign Policy: Shqipëria në humnerën e megallomanisë së Ramës

Foreign Policy: Shqipëria në humnerën e megallomanisë së Ramës

19:23, 16/09/2019
A+ Aa A-

Ndërsa qeveria shqiptare po dridhet, prej afrimit të datës për çështjen e integrimit në BE, qeveria e Edi Ramës dhe anëtarët e parlamentit po godasin  pavarësinë e institucioneve, aspiratat kombëtare për demokraci është goditur dhe nuk ka transparencë qeveritare, kërcënojnë gazetarët dhe vazhdimisht krijojnë shqetësime me kreun e shtetit. Për më tepër qeveria e kryeministrit Edi Rama, ka ndërmarrë disa iniciativa duke dhunuar principet demokratike dhe mbi të gjitha, duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm kundër komunitetit të medias në vend.

Këto dy vitet e fundit Edi Rama ka orkestruar një fushatë të sofistikuar kundër Presidentit të Republikës, shkëlqesisë së tij z. Ilir Meta, i cili kohët e fundit ka demonstruar që është i vemi gardian i kushtetutshmërisë së vendit.

Në fillim të gushtit Presidenti i Republikës, shkëlqesia e tij, z. Meta, ka shprehur një shqetësim të thellë për masat e marra nga Edi Rama dhe qeveria e tij të cilat dhunonin lirinë e shtypit dhe të drejtat themeltare të një shoqërie demokratike.

Kreu i shtetit u shpreh se “ligji kundër shpifjes i ndërmarrë nga qeveria, thjesht po e dërgon Shqipërinë në ditët e errëta të komunizmit, po e kthen 30 vjet mbrapa”.

Në një konferencë për shtyp, Presidenti Ilir Meta ka theksuar rolin kyç që ka qeveria dhe parlamenti, të cilët duhet të marrin parasysh që gjitha sugjerimet e lëna nga komuniteti i gazetarëve dhe trajtojnë këtë çështje me vëmendjen e duhur.

Në një kohë kur shoqëria shqiptare po përpiqet të luftojë krimin e organizuar dhe lidhjet e politikës me krimin, ose politikanë të lidhur me krimin, figura të tilla janë ngritur në nivele me të larta të ministrive dhe të administratës publike. Presidenti Meta ka shprehur bindjen e tij se një angazhim aktiv i institucioneve dhe i shoqërisë në mbrojtje të fjalës së lirë, është një indikacion që tregon demokracinë dhe një qeverisje të mirë.

Për më tepër në një konferencë për shtyp, presidenti Ilir Meta theksoi fort se “liria e shprehjes është një e drejtë fondamentale e njeriut, jetike e një shoqërie moderne e demokratike. Media garanton pavarësinë e institucione dhe transparencën e gjithë institucioneve publike”.

Shqipëria në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias ka rënë 7 vende. Dhe kjo sipas të gjitha raportimeve të Reporterëve Botërorë pa Kufi,  duke theksuar faktin se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë  dhe që ekzekutivi shqiptar anashkalon të gjitha të drejtat ndërkombëtare dhe normat evropiane ligjore. Sipas Presidentit të Shqipërisë “autoritet shqiptare nuk po arrijnë dhe as po plotësojnë detyrimet ligjore, si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare, refuzojnë të respektojnë instrumentet ndërkombëtare për këtë çështje”. Në të njëjtën linjë edhe raporti paraprak i OSBE/ODIHR theksoi fort faktin se mediat e mëdha në Shqipëri, shërbejnë outlet të platformave të lobimit të pronarëve të tyre dhe sigurisht kjo ve në pikëpyetje pavarësinë e politikave editoriale.

Në deklaratën e tij drejtuar vendit për këtë çështje, Presidenti Ilir Meta ka siguruar të gjithë gazetarët dhe komunitetin e tyre se ai do të mbështesë gjithnjë përpjekjet konstitucionale për të forcuar lirinë e shprehjes dhe për të ngritur në standardet më të larta këtë liri dhe informacionin në media. Presidenti u shpreh se: “Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është e pamunduar pa një media të lirë e të pavarur”./ Foreign Policy

 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco