Petrit Vasili: Shërimin e vetëm për Shqipërinë na e tregon Borsellino!

Petrit Vasili: Shërimin e vetëm për Shqipërinë na e tregon Borsellino!

10:06, 16/09/2019
A+ Aa A-

Kreu i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në Facebook lidhur me gjendjen aktuale politiko-sociale në Shqipëri, duke vendosur theksin te ilaçi i shërimit të kësaj situate.

Ai i refrohet heroit italian të luftës kundër mafies, Paolo Borsellino, duke e perifrazuar një shprehje të tij, ku thekson se ‘lapsi është më i fortë se çdo armë, më i rrezikshëm se një revole dhe më e mprehtë se një thikë’.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit.

Shërimin e vetëm për Shqipërinë na e tregon Borsellino!

Paolo Borsellino një hero i vërtetë i luftës kundër mafies, krimit dhe trafikantëve thotë:

"Revolucioni zhvillohet në sheshe me njerëzit, por ndryshimi ndodh brenda kabinës së votimit me laps në dorë. Ai laps eshte më i fortë se çdo armë, më i rrezikshëm se një revole dhe më e mprehtë se një thikë ”.

Për këtë laps, që është më e forta armë, ka nevojë ulëritëse Shqipëria që ndodhet në një komë politike, sociale dhe ekonomike dhe ku antishteti sundon kundër qytetarëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari16/09/2019 10:43

Po mire e ka patur Borsellino, por ne Shqiperi nuk ka qene problem "lapsi i votimit", por "lapsi" i ligjit kunder krimit, "lapsi" i politikanit, i qeveritarit, i pushtetarit, i kriminelit, i pilicit, i drejtorit, i numeruesit te votes, i komisionerit te votimit dhe "lapsi" i KQZ. Perpara ketyre "lapsave" te pushtetit, ai "lapsi" i popullit duket si nje krimb toke. A mbahet ne dore nje krimb toke??!!! Ja ashtu eshte "lapsi" i popullit dhe ashtu eshte edhe vete populli shqiptar, molusk dhe "pa shtylle kurrizore". Te na rrojne politikanet, qe behen te mire, te bute, shpirt njeriu, qe na qajne hallet, na puthin e na perqafojne, na shtrengojne e na puthin duart ne popullit vetem kur jane ne opozite dhe gjate fushatave elektorale. Pastaj ne pushtet na tallin, na nxjerrin gjuhen, na nxjerrin pallen, na vjedhin, na shtypin dhe na nxjerrin dhembet na kafshojne, dhe po ngritem krye, na shtypin kokat, na thyejne duart edhe kembet! Keshtu ka ndodhur gjithmone dhe keshtu do te ndodhe, perderisa asnje parti politike nuk ka ndermarre asnje nisme per t'u demokratizuar nga brenda. Ata qe kane shume vite aty, sot vetem bejne gare mediatike me njeri-tjetrin, kush te dale e te llape sa me shume se shoket rivale neper foltoret partiake, ne fb, twitter, instagrame e banaqe televizive. Askush nuk thote, oreeee, po me cfare sistemi zgjedhor do te hyjme ne zgjedhje, si do te zgjidhen kandidatet per deputete? Perpara se te behet reforma zgjedhore si kusht i BE, a ka nje reforme zgjedhore dhe nje sistem te paster zgjedhor brenda vete partive politike opozitare? A ka nje gare vlerash brenda ketyre partive? A ka prurje te reja me vlera? Kete te na thone konkretisht opozitaret qe ti besojme dhe jo thjesht deklarata publike, demagogji dhe propagande elektorale shurdhuese dhe verbuese! Duam gjera konkrete, qe te themi vertete juve opozita sot jeni ndryshe nga te paret tuaj dhe ndryshe nga keta qe na kane pushtuar gjithcka!

Shto koment

Denonco