VIDEO/ Basha: Rama premtoi shëndetësi falas, por me oligarkët vodhi 385 mln euro

VIDEO/ Basha: Rama premtoi shëndetësi falas, por me oligarkët vodhi 385 mln euro

19:51, 15/09/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një video me denoncime në lidhje me shëndetësinë falas të premtuar nga Edi Rama, por që asnjëherë nuk u bë e tillë.

Basha shkruan në faqen e tij në Facebook se në vend të shëndetësisë falas, Rama bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro.

Denoncimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro.

Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara.

Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale.

#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari15/09/2019 21:14

O Z. Basha! Keshtu do te rrini ju si opozite? Aty ne foltore? Vetem duke na dhene lajmet dhe duke na numeruar milionat e eurove qe Rama dhe oligarket e tij po na vjedhin perdite e pernate???!!!! Keshtu si po flet ti, duket sikur po ua ligjeron vjedhjen. Erdhi Rama ne pushtet me ndihmen e Ilir Metes, sundoi, na vodhi sa deshi dhe do te iki shendosh e mire???!!!! Keshtu do te ndodhi? Nuk kane frike fare keta oligarket dhe Rama, qe neser do te denohen me burg dhe do t'iu merren dhe sekuestrohen te gjitha parate dhe pronat e paligjshme qe na kane grabitur!!!! Apo nuk do te ndodhe kjo? Kete na thuaj neve, pastaj Rames dhe oligarkeve te tij!!!! Do te ndodhe keshtu apo jo??? Ndryshe leri, mire jane ne pushtet, mbase jane ngopur dhe do te fillojne te mendojne nje dite per popullin dele!!!!!!

Shto koment

Denonco