Në rrezik shpërbërje si komb, Vasili: Pluralizmi është varrosur nga paratë e qelbura oligarkike

Në rrezik shpërbërje si komb, Vasili: Pluralizmi është varrosur nga paratë e qelbura oligarkike

12:31, 15/09/2019
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

15 shtator 2019 Shqipëria, që rrezikon të mbetet pa shqiptarë!!??

Sot pas 30 vjetesh, në 15 shtator në ditën botërore të demokracisë, në Shqipëri krimi shtetëror i telekomanduar nga oligarkia ka shndërruar në hiç pushtetin e votës së lirë.

Sot pluralizmi është varrosur nga paratë e qelbura oligarkike.

Sot një minorancë e paligjshme e inkriminuar dhe grabitqare ka rrëmbyer pushtetin e patjetërsueshëm të votës së shumicës absolute të shqiptarëve.

Sot në këtë 15 shtator Shqipëria është përpara një rreziku shumë më të madh se 30 vjet më parë.

Sot rreziku i shpërbërjes Kombetare është shumë më i madh edhe se sa kur diskutoheshin kufijtë në vitin 1913 sepse Shqipëria po bie në greminen e një Shqiperie pa shqiptarë.

E keqja ka vetëm një emër: varrosja e votës së lirë themeli universal i demokracisë.

Neni 21 (3) i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut thotë:

"Vullneti popullor është themeli i autoritetit qeveritar; ky vullnet duhet të shprehet përmes zgjedhjeve të rregullta dhe të vërteta, të kryera me votë universale dhe të barabartë, dhe me votim të fshehtë, ose sipas një procedure ekuivalente të votimit të lirë "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari15/09/2019 15:01

Zoti Vasili! Oligarket i afruan dhe i perdoren PD-ja, PS-ja, LSI-ja dhe i beri akoma me te fuqishem RILINDJA. I perdoret dhe shfrytezuat me radhe te gjithe ju, per t'u pasuruar dhe tani nuk i shqisni dot nga vetja dhe nga politika, sado qe te perpiqeni te na mbushni mendjen. Te gjithe ju e varroset demokracine, shtetin ligjor dhe pluralizmin ne Shqiperi! LSI eshte e vetmja parti boten demokratike te rruzullit tokesor ku per se gjalli partine e le burri qe behet President dhe e merr gruaja e vet!!!! Shume qesharake apo jo. Per mua do te kishte shume llogjike qe te ishit ju kryetari i LSI pasi Ilir Meta u be President i Republikes!!!! Reformat demokratike fillojne brenda partive tuaja. Asnje parti shqiptare brenda vetes nuk eshte demokratike, nuk ka demokraci, nuk bejne zgjedhje te lira dhe demokratike, nuk ka kufizime mandatesh, nuk ka ne statutet e partive nje skeme detyruese ligjore dhe demokratike per zgjedhjen e strukturave drejtuese te partise dhe te kryetareve qe nga baza dhe deri ne majen e piramides partiake. Duhet te funksionoje per cdo zgjedhje te brendshme partiake skema e detyrueshme me primare, si per forumet drejtuese edhe per kandidatet per deputete, per kryetare bashkish, keshilltaresh vendore dhe per cdo strukture partiake. Po nuk pati demokraci dhe kulture demokratike brenda partive politike as mos pretendoni kurre qe te kete nje shtet demokratik, ligjor dhe ne interes te popullit! Kjo eshte nje formule e pandryshueshme. Cdo gje tjeter jashte kesaj formule eshte demagogji, propagande boshe dhe mashtrim i rende! Pluralizmi ne Shqiperi vdiq qe kur lindi ne 1990-1991. Ideatori ishte vete diktatori i parafundit komunist Ramiz Alia dhe sot po i ben perfundimisht funeralin diktatori i fundit komunist Edi Rama! Ndersa opozita duhet te prese ne hije dhe ne face book vetem nderhyrjen e Kaskave Blu te BE, Forcat e NATO dhe ambasaden e USA qe t'ia rrezojne Edi Ramen! Po te ishte gjalle Presidenti Willson do te ishte bere 100 here pishman dhe do te kerkonte falje publike 100 here perpara OKB, per gafen qe beri kur na mbrojti nga copetimi. "Shpetuam" gjasme nga pushtuesit dhe armiqte e huaj, "shpetuam" nga roberia dhe skllaveria e huaj dhe e hengrem me keq. 45 vjet u varferuam, u diskredituar, u internuam, u burgosem, u vrame dhe u masakruam per liri dhe demokraci nga diktatoret Enver Hoxha dhe Ramiz Alia dhe nga vete shqiptaret. 28 vite te tjera "demokraci", u vodhem, u grabitem, u diskredituam, u mashtuam, morem arratine dhe u varferuam nga Saliu, Fatosi, Iliri, Majko, Fatosi perseri, Saliu perser, Iliri perseri dhe Luli, dhe se fundmi nga Edi, Lali Eri, Elisa, Taulanti, Arbeni, Gjiknuri, Lleshi, Blushi, Belinda, Bracja i vogel dhe nga askushi, me te ndyret dhe me mashtruesat nga te gjithe ne historine e Shqiperise!!!! Shikoni se sa me mire jetojne shqiptaret qe banojne jashte Shqiperise dhe qe nuk qeverisen nga qeveri shqiptaresh!!!!! Shikoni shqiptaret arvanitas qe jetojne ne trojet e tyre ne Greqi, shikoni ata qe jetojne ne trojet e tyre ne Mal te Zi, ne Maqedonine e Veriut, se sa me mire jetojne dhe eshijojne demokracine se sa ne ketu ne Shqiperi apo ne Kosove. Me mire te ishim sa me te copetuar se sa na lane keshtu! Imagjinoni se si do te jetonin shqiptaret ne ato pjese qe kerkonte Italia, Greqia, Franca dhe Austria dhe ti kishin marre ne 1913!!! Sot do te ishin pjese e BE dhe jo nen sundimin e diktatorit Rama dhe nen shtypjen e Bandes Rilindja!!!! Dikush pa u thelluar dhe pa u menduar fare, mund te me thote qe e kam shume gabim, se jam antishqiptar, jam armik i shqiptareve, se nuk jam patriot dhe atdhetar. Por une jam nje shqiptar i thjeshte, i ndershem, punetor, pa rekorde kriminale, i pakorruptuar, asnjehere e denuar brenda dhe jashte vendit, jam shqiptar qe jetoj me djersen e ballit dhe jam taksapaguesi me i rregullt ne Shqiperi, qe dua te jetoj i lire, qe e dua Shqiperine si e gjithe Evropa, qe e dua demokracine dhe shtetin ligjor. Por ai qe mendon keshtu per mua eshte armiku i vetes se vet. Ai nuk e kupton qe armiqte me te eger te Shqiperise dhe popullit shqiptare jane politikanet tane, qe ne i kemi perpara sysh cdo dite dhe cdo nate, i votojme me deshire dhe me dhune, edhe nese nuk i votojme ata na i grabisin votat qe te na shtypin, te na vjedhin dhe te na grabisin duke u pasuruar vetem per vete. E cfare te keqe me te madhe se sa kaq do te na benin pushtuesit e huaj se sa pushtuesit tane politikane dhe oligarke shqiptare!!!!!!! Ju e dini se Shqiperia eshte vetem Tirana e sunduar nga Lali Plehu??? Dilni dhe shikoni neper fshatrat pak fare kilometra larg Tiranes se si jetojne njerezit, neper kasolle, ne varferi, ne skamje ekstreme si ne mesjete, ndersa Lali letyra krekoset si kendezi maje plehut, duke menduar se te gjithe jetojne ne parajse me para te vjedhura si ai dhe kelyshi i tij. Populli po grabitet me PPP, Koncensione dhe me cdo lloj forme hajduterie qe ka shpikur bota e krimit ekonomiko-financiar. Dilni dhe shikoni fshatrat dhe qytetet e tjera te Shqiperise, pa spitale, pa shkolla, pa kopshte, pa qendra shendetesore, pa rruge, pa ujesjellsa, pa kanalizime, e qelbur me plehra si vete surrati i Rames dhe i Lali Plehut, pa pune, pa shprese, pa te ardhme. Shqiperia nuk eshte ashtu si ne pikturat e piktorit matrapaz!!! Shqiptaret nuk jetojne si ne ekranet e ERTV!!! Por shqiptaret e kane vete fajin sepse jane popull shume frikacak, dembel, i korruptuar dhe qe nenshtrohen lehte nga kushdo qe vjen ne pushtet. Jane nje popull shume i percare, qe mendojne vetem per interesin e tyre te ngushte dhe ua fusin shume kollaj te tjereve qe vuajne. Prandaj sundohen shume lehte nga te gjithe qe jane ne pushtet!! Kete do ta vuajme per shume shekuj, po nuk na pushtoi ndonje vend i BE ose SHBA!!!!

Shto koment

Denonco