Sërish Greqia/ Qeveria Rama nuk i ka përmbushur detyrimet e saj

Sërish Greqia/ Qeveria Rama nuk i ka përmbushur detyrimet e saj

20:23, 14/09/2019
A+ Aa A-

Pas kryeministrit grek, është ministri i jashtëm i Athinës që deklaron se Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrimet e saj.

Nikos Dendias me një artikull të tij të publikuar në gazetën greke ‘Ta Nea’, flet për marrëdhëniet e Greqisë me vendet e rajonit.

Më shumë Dendias flet për marrëdhëniet me Turqinë, por ka tërhequr vëmendjen edhe për zhvillimet me Shqipërinë.

Për sa i përket Shqipërisë, përmirësimi i marrëdhënieve bilaterale janë të dukshme dhe janë përfitime për të dy vendet.

Sidoqoftë, duhet të theksoj se Shqipëria ende nuk po arrin të përmbushë detyrimet e saj në lidhje me pakicat dhe të drejtat pronësore të pakicës kombëtare greke’, shkruan Nikos Dendias në artikullin e tij për gazetën greke ‘Ta Nea’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco