Filloi të thyhet kodi i heshtjes i 'Cosa Nostra Albania'!

Filloi të thyhet kodi i heshtjes i 'Cosa Nostra Albania'!

14:46, 14/09/2019

Nga Dritan Demiraj, ish-Ministër i Brendshëm.

Kodi i heshtjes “OMERTA” i “Cosa Nostra Albania”, filloi të thyhet!!! Me gjithë kujdesin e Shtatlartësisë dhe organizatës “Rripjellja” për të mbrojtur anëtarët e “familjeve mafioze”për t’i patur nën kontroll nëpërmjet ligjit të heshtjes apo “Omerta”, frika e vendosjes së “byzylykëve, nxorri protagonist dy ish-ministra të qeverisë “HASHASHI”!!!

Gjatë seancës gjyqësore, ish-ministri i Brendshëm nën hetim Saimir Tahiri thekson se; “Unë, me shkresën e datës 29/10/2013, në kohën që kam qenë ministër i Brendshëm, me datë 29/10/2013, i kam dërguar një shkresë konfidenciale koleges sime, ish-ministres Mimi Kordheli. Në këtë shkresë, e kam vënë në dijeni se radarët e ushtrisë nuk punonin, pasi Policia kishte konstatuar mosfunksionimin e tyre, duke hapur një rrugë të re për trafikun e drogës.”

Por, shoqja Kordheli si gjithmonë e vëmendshme për t’u ekspozuar si “puritane” vrapon në media (News 24 TV), për të larguar përgjegjësitë e saj dhe për t’u mbrojtur nga “gjynahet” e pafundme që i ka krijuar Forcave të Armatosuara dhe Shqipërisë.

Me të ardhur në pushtet, ti anullove në mënyrë të jashtëligjshme procedurën e mirëmbajtjes së Sistemit të Vëzhgimit të Hapësirës Detare me arsyetimin e “mungesës së fondeve”, ku fondet ishin të planifikuara në buxhet por i bëre tualet modern për t’u relaksuar në MM. Pse nuk flisni për proceduara dhe fondin shumë më të lartë që përdorët disa muaj më vonë, duke ia dhënë këtë shërbim një dyqani celularësh, e cila ishte përjashtuar nga procedura dhe duke larguar gjigantin botëror “Lockheed Martin Corporation”

Ju treshja e mamuthëve të korrupsionit në Ministrin e Mbrojtjes (Kodheli – Kraja – Pijaneci Bazo), me skema-proçedura të ngjashme korrupsioni “Cosa Nostra”, keni cënuar sigurinë kombëtare duke nxjerrë totalisht jashtë funksionit sistemin e Monitorimit të Hapësirës Detare.

Gjithashtu, arritët deri aty sa mashtruat disa herë dhe AKPE-in në lidhje me ndërtimin, instalimin dhe shfrytëzimin e dyanshëm (civil dhe për FA) të sistemeve të radio-komunikimit për shërbime me qarqe dixhitale brenda territoreve ushtarake të FA dhe përdorimin e frekuencave të “pa lejuara” nga subjekti privat për vitet 2014-2015 për interesa përdorimi nga FA.

Për rikujtesë të Mimi Kordhelit dhe për mbarë opinionin kombëtar shqiptar, gjatë kohës që kam ushtruar detyrën e Ministrit të Brendshëm me shkresën datë 31/08/ 2017, ju kam informuar dhe ju kam kërkuar të merrni urgjentisht masa për vënien në funksionim të Sistemit të Monitorimit të Radarëve, pasi sipas konstatimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit, sistemi ishte jashtë funksionimit dhe madje prek kohësh, pasi sipas tyre kjo bëhej me qëllim të mos ndalohej trafiku i drogës në vendin tonë, në të cilin dhe ti ke "kontribuar" jo pak.

Deri më sot, opinion publik nuk është sqaruar asnjëherë mbi arsyet e shkarkimit tuaj si ministre, apo meqenëse e pate orientuar gabim kolegun dhe mikun tuaj Tahirin, duke i fikur radarët dhe ai shkoi në rrugë të gabuar apo nuk kishit drita, pasi çelësin e dritave e mbante Damian Gjiknuri i partisë me çunat problematik?

Dhe një këshillë, mos imito në fjalor lartgjatësinë tuaj, duke përdorur shprehjet e rëndomta “gjuajte nën brez” , pasi ju shquheni si “portiere” e stërvitur!!. Ju kujtoj se nëse drejtësia shqipëtare do të vihet ndonjë ditë, nuk do të kishte avokat që të të marrë në mbrojtje, pasi çështja do të ishte e humbur!

“Byzylykët” është mirë t'i vajisni që mos t'u shkaktojnë dhimbje! Sa për vënien e dorës për betim mbi Kushtetutë të ministrave hajdutë të kategorisë tuaj, e keni bërë Kushtetutën si “shami hundësh!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genci14/09/2019 23:25

Ju z. Demiraj e dini mire se nuk punonin radaret e Ministrise se Brendshme dhe jo te te ushtrise. Pas fjaleve tuaja dhe te z. Berisha u bene disa kontrolle ku merrnit pjese dhe ju. Doli se nuk punonin radaret e Ministrise se Brendshme qe kontrollonin bregdetin nga niseshin skafet. Per kete pergjigjej Sajmir Tahiri. Dhe do pergjigjet. Kurse radaret e ushtrise qeveria demokrate i la te prishur dhe ata u rregulluan brenda 10 diteve. Rilindja ka aq shume kusure sa nuk i numeron dot, por kjo e radareve nuk qendron.

Gramoz14/09/2019 17:41

Saje qorr Terfili sapo ka nisur te belbezoje, eshte akoma ne hapat e para. Shqiptaret te presin e te degjojne, bemat e gjemat e ridhjerjes kanabiste te Edver Taqi Xibrakes! Skeni pare e degjuar asgje akoma nga Saje Qorri Jeshili!

krasasi tp14/09/2019 15:45

Shume te drejte ke Z.Demiraj.Halelleqet e Mimit ,me halet 80.milionshe, perzenia e kompanise amerikane ,me e madhja ne bote e fushes,si dhe fikja e radareve per te mbuluar trafikun, jane komentuar gjate ne kohen kur 'konsumoheshin'edhe nga Ju edhe nga Z.Berisha edhe nga dhjetra qytetar.Eshte kjo arsyja qe qytetaret ne mbi 90% te tyre, mezi presin ngritjen e strukturave te reja te drejtesise.Ne gracken e SPAK do bien edhe te tjere ministra, ish ministra dhe zyrtar te larte.

Shto koment

Denonco