Meta: Raportet e mia me SHBA të shkëlqyera, nuk ndërhyj në zgjedhje e nuk bëj foto me lekë

Meta: Raportet e mia me SHBA të shkëlqyera, nuk ndërhyj në zgjedhje e nuk bëj foto me lekë

22:47, 13/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti Meta ka folur në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv edhe për Kosovën sot duke e përgëzuar edhe përgjegjshmërinë që kanë politikanët e këtij vendi për të bërë mirë disa detyra që në Shqipëri nuk po marrin zgjidhje,  siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

‘Jam shumë i kënaqur që Kosova në këtë drejtim ecën me më shumë përgjegjëshmëri se ne. Për Shqipërinë e kam thënë, në vitin 2001 ishim në një hap me Kroacinë, shumë më përpara se Serbia dhe Mali i Zi. Ku është Kroacia sot? Ku është Serbia? Ku është Mali i Zi? Ne nxjerrim qarkore partie për të rrëzuar një dekret kushtetues të Presidentit. Mendojnë që me propagandë këtu njerëzit do çoroditën dhe do do mbarojnë edhe ca PPP të tjerë?

Presidenti Meta ka komentuar edhe largimin e John Bolton,  Këshilltar për Sigurinë i Presidentit Trump dhe si do të ndikojë kjo në qasjen e Kosovës ndaj Serbisë.

‘Nuk mund të them asgjë për këtë çështje. Është shumë e rëndësishme që udhëheqja e Kosovës të jetë e bashkjuar dhe e mençur. Kosova është investim amerikan dhe i NATO-s, por ajo që dua të them që ne duhet të marrin ca përgjegjësi vetë edhe më shumë. Kështu është mirë edhe për Amerikën. E rëndësishme është që të respektojmë edhe interesat e tyre strategjike’.

Meta ndërkohë ka folur edhe për raportet me SHBA-në, të cilat i konsideron të shkëlqyera.

‘Unë jam shumë i qartë me SHBA-në. Nuk kam ndërhyrë kurrë në punët e SHBA-ve. Marrëdhëniet e mia me SHBA-në kanë të shkëlqyera. Ato kanë qenë gjithmonë në interes të Shqipërisë dhe SHBA. Unë nuk kam ndërhyrë asnjëherë në marrëdhëniet e brendshme të SHBA-së. Nuk kam bërë asnjë fotografi me lekë as të ligjshme as të paligjshme'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Historia14/09/2019 00:57

Sa per Willson, lexo njehere faktet. Shif kete librin e autores Kanadeze: Peacemakers: The Paris Peace Conference of 1919 and Its Attempt to End War (gjeje se e ke dhe ne shqip). Per Shqiperine rekordet tregojne se asnje se kishte idene. Delegacioni shqiptar kryhesohej nga nje plak ish zyrtar otoman lere mos e pyet. Problemi ndodhi kur Venizellos i hapi pune vetes. Per tu garantuar se do perfitonte territore, perfshire "Epirin e Veriut" konform Traktatit te Londres, ai i kerkoi Llojd Xhorxh nje caj pasdite ku te ishte Klemanso dhe Willson. Ky i fundit kishte qene dhe pa qef, me grip. Gjate cajit Venizellos i tregonte prralla me qeros Llojd Xhorxhit dhe pse duhet qe te merrte nga Shqiperia territore. Willson as qe u interesua fare, ngrohej te oxhaku. Porse i terhoqi vemendje fjala shqiptar (albanian) dhe pyeti Llojdin "Cjane keto shqiptaret ?"Llojd, qe ishte injorant ne keto pune (histori) u perpoq qe tia spjegonte. Dhe i tha me qesendi e duke qeshur qe "...jane si puna e Skocezeve ne Britani". Per habi te te gjitheve Willson i nevrikosur u ngrit ne kembe dhe iu drejtua Llojdit "Nena ime eshte Skoceze! Shqiperia nuk coptohet! Got it!". Dhe nga ai moment e pas puna e Shqiperise nuk u hap me. Pra mendjelehtesia e Venizellos dhe gafa e Llojd Xhorxh bene qe ne njefare menyre ta shanin Willson nga nena. Mos te qe kjo, jo vetem qe do coptohej sipas Traktatit te Londres, por do kishim rene rehat sot e kesaj dite.

Shqiptari13/09/2019 22:53

Si eshte katandisur Shqiperia sot, sikur te ishte gjalle Presidenti Wilson, do te ishte bere pishman 1000 here per ate qe beri!!!! Na mbrojti nga te huajt, ndersa ne po shtypim, po shpartallojme dhe po vrasim njeri-tjetrin!!!!

Shto koment

Denonco