Presidenti Meta zbulon në ‘Çim Peka LIVE’ betejën e re që do të nisë

Presidenti Meta zbulon në ‘Çim Peka LIVE’ betejën e re që do të nisë

22:47, 13/09/2019
A+ Aa A-

Ashtu sic e kishte shkruar edhe në një status në Facebook para intervistës, presidenti Ilir Meta ka zbuluar në ‘Çim Peka LIVE’ edhe betejën e tij të re, krahas asaj të zgjedhjeve.

Presidenti Meta u shpreh përballë gazetarit Çim Peka se do të nisë betejën për të çmontuar shtetin e propagandës dhe të gënjeshtrës.

‘Beteja është të gjithë sëbashku, me në krye presidentin, të çmontojmë shtetin e propagandës, sepse po i merr shpirtin shtetit të së drejtës. Të çmontojmë shtetin e gënjeshtrës, sepse po i merr shpirtin shtetit të vërtetës.

Unë jo rastësisht erdha në studion tuaj, sepse kam pasur oferta edhe nga kolegët e tjerë.

Situata e medieve në Shqipëri është e rëndë, është në kapje të tmerrshme, në mënyrë që të imponohet disinformimi, të humbasin besimin, nënshtrohen dhe të pranojnë këtë situatë si një fatkeqësi që nuk mund të evitohet.

Unë jam i bindur që populli ynë, shumë shpejt do të gjejë rrugën e të vërtetës dhe të integrimit të shpejtë drejt BE-së’, tha Presidenti Ilir Meta në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco