Meta në ‘Çim Peka LIVE’: Rama ka qenë i interesuar për të pasur konflikt në Shqipëri

Meta në ‘Çim Peka LIVE’: Rama ka qenë i interesuar për të pasur konflikt në Shqipëri

21:39, 13/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net.

Duke folur përballë gazetarit Çim Peka, Presidenti Ilir Meta ka folur edhe për përpjekjet e tij për të qetësuar situatën dhe për të hapur një mundësi që zgjedhjet të bëheshin me opozitën.

Duke folur për gazetarin Çim Peka, presidenti Meta u shpreh se para zgjedhjeve të 30 qershorit Rama ka bërë fjalime provokuese që mund të sillnin pasoja.

‘Fjalët e tij do të sillnin pasojat që mund të shkonin në një konfrontim që mund të sillte pasoja të rënda për Shqipërinë.

Të ketë parasysh se kur flet nga Berati dhe kur opozita ka mijëra në shesh, duhet të ketë parasysh edhe ata policët që ndodhen aty.

Ai duket se nuk i ka ndjekur këto këshilla e përpjekje të mia, por ka qenë i interesuar për të shkaktuar një konflikt, për të vënë opozitën para një fakti të kryer. Rama shpesh ka bërë edhe veprime jashtë realitetit’, tha Meta.

A ju bindet, a i dëgjon këshillat tuaja opozita?

Për sa i takon çështjes së tryezës, objektivi im ka qenë zgjedhjet me të gjithë. Mendimi im ka qenë që zgjedhjet pa opozitën janë një çmenduri. Unë doja të krijoja një dritare që opozita të futej në zgjedhje. Edhe kërkesat e opozitës që po nuk iku ky nuk hymë në zgjedhje nuk janë demokratike. Edhe hetimi i munguar i dosjeve është karagjozllëk. Edhe Rama kishte interes që të hetoheshin këto dosje dhe njerëzit e përfshirë të ishin para përgjegjësisë.

Ishte edhe zoti Rama brenda përgjimeve?

Këtë çështje nuk e gjykoj në fushën penale. Këto çështje prokuroria duhej ti kishte zgjidhur me kohë. Kjo kërkesë ka qenë e drejtë e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari13/09/2019 22:22

Na mblodhe kot, o Cimi!!!! Bere gjithe ate reklame! Menduam se do behej nami sot me fakte konkrete te panjohura, me dokumente, me sekrete, ndersa ti po na ben nje permbledhje te jetes se Ilir Metes dhe po degjojme te gjitha ato qe kemi degjuar nga Meta gjithe keto vite!!! Kot fare!!!!! Thjesht Meta po ben analistin si opinionistet dhe analistet tek Fevziu!!! Do plasi ndonje bombe si ato te Zajev apo do degjojme vetem fjale te pergjithshme dhe fraza te koduara pa lidhje me situaten aktuale dhe cfare do te ndodhi me siguri ne vazhdim. Nuk kemi nevoje per Avni Rustema, Mic Sokola e te tjere, se askush nuk e ben dot vezen e atyre patrioteve. Konkretisht, do te degjojme ndonje te re apo vari leshin, si tek Fevziu?

Shto koment

Denonco