‘Po mbyll emisionet kundërshtare’/ Media austriake kritika të ashpra Ramës

‘Po mbyll emisionet kundërshtare’/ Media austriake kritika të ashpra Ramës

20:13, 13/09/2019
A+ Aa A-

Gazeta austriake Der Standard raporton mbi kritikat e BE ndaj qeverisë Rama pë lirinë e shtypit. Këto kritika u shprehën në një konferencë të mbledhur ditet e fundit në Sarajevë shkruan gazetarja Adelheid Wölfl e cila ka shkruar edhe më parë për lidhjet e narkotrafikantëve me politikanët.

BE së fundmi ka kritikuar qeverinë  në Tiranë lidhur me nismën për të rregulluar "keqinformimin" që bëjnë portalet online.

Në bazë të një kërkese (ankese) do të detyrohen portalet te heqin artikuj nga faqet e tyre.

Në Bruksel rekomandohen mekanizma vetrregullues në vend të këtyre ligjeve që cënojnë lirinë e shprehjes.

Disiplinimi i portaleve online

Kryeministri Edi Rama foli për disiplinim të portaleve online sipas ligjit. Në Shqipëri dy emisione kritike ndaj Kryeminstrit Rama u mbyllën së fundmi.

Gazetari Ylli Rakipi deklaroi se kjo erdhi si pasojë e presionit nga kreu i qeverisë. Kryeministri Rama njihet për qasjen e tij negative ndaj gazetarëve dhe medias- ai shpesh i quan ata kazan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco