Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Skandal diplomatik/ Rama nxjerr jashtë takimit me Merkel, ambasadorin Shqiptar

Skandal diplomatik/ Rama nxjerr jashtë takimit me Merkel, ambasadorin Shqiptar

18:48, 13/09/2019
A+ Aa A-

I dridhëruar prej atyre që do të dëgjonte nga Merkel, Edi Rama ka thyer kodet diplomatike duke mos e marrë me vete në takimin bilateral me Merkelin, ambasadorin e Shqipërisë Artur Kuko (i zmadhuar ne foto).

Kjo praktikë e zakonshme diplomatike po thyhet për herë të dytë. Rama e bëri një provë gjatë takimit me Merkelin në samitet e vendeve Ballkanike, kur u shoqërua nga Spiropali dhe Cakaj dhe tani për herë të dytë kur e shmangu ambasadorin për të futur në zyrën e kalvelares vetëm idhtarët e tij të besuar Fuga e Cakaj.

‘Thyerja e një praktike të tillë, e denjë për regjimet autoritare dhe paranojake nuk është parë mirë në kryeqytetin Gjerman’,- tha në konfidencialitet për Lapsi.al një burim diplomatik që na sinjalizoi për këtë episod.

Që nga koha kur e gënjeu Anxhela Merkelin për idenë e ndryshimit të kufijve, kryeministri shqiptar shkon zemërdridhur në takimet me kancelaren. Ndryshe nga sa bënte më parë, ai do të ketë brenda katër mureve vetëm njerëzit e tij të besuar, nga frika se mos mesazhet e forta që mer i shpërndahen në publik.

Dhe duke qenë që zoti Kuko, një nda diplomatët më të njohur të karierës në Shqipëri, që ka punuar nga të gjitha qeveritë dhe që u dekorua nga vet Rama qeshorin e kaluar, nuk është i barkut të shpisë së Rilindjes, ai nuk e pati besimin e shefit të qeverisë duke mos u bërë pjesë e takimit.

Një lëvizje e tillë, që përsëritet për herë të dytë ka lënë një shije të keqe edhe në Berlin, jo vetëm se ajo flet për metodat autoritare me të cilat operon qeveri shqiptare, pa pyetur për rregulla, por edhe sepse ajo tregon se kryeministri përpiqet ti mbajë të fshehta porositë e Merkel, duke dëshmuar se do ti përdorë takimet vetëm për propagandë./Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqipe13/09/2019 20:03

PO Merkel pse ka pranuar te bej takim pa qen ambasadori ? Ajo i di shum mire gjerat po asaj nuk i intereson ambasadori aty sepse ai e ka per detyre te mbaj shenim ne takim kurse Merkel me Edi Rama i bejne gjerat ne fshehtesi. Jan puntor te sorosit te dy ata. Jan grupi na bashkoj shurupi.Ndodh qe te bej vizit Merkel ne Rusi apo diku tjeter e mos te mari pjes ambasadori? Kurren e kurres. Merkel ska ber asgje te mir per shqiperine vec te keqija. terhoqi ter rinin shqiptare ne gjermani e diku tjeter dhe u ka mohuar te drejten e levizjes se lire apo te drejta te tjera humane. U mbush shqiperia me droge dhe kurr se ka denoncuar por vec e ka perkrahur gjithmon edi ramen . kush i ka gjith ato vila e prona ne shqiperi ku i gjeten keta te huaj gjith keto te ardhura . Evodhen shqiperin me koncesionet dhe thon vendi me i varfer ne bot . Shqiperia eshte vend i pasur me njeres te varfer sepse pushtetin dhe te ardhmen e shqiptareve e kan gllaberuar dhe po e rjepin njerezit me te poshter ne bote me ndihmen e Angela Merkel qe pret Edi Ramen ne takime pa ambasador. Edi Rama Krye tradhetari i kombit shqiptar.

Shto koment

Denonco