Meta me njoftim interesant/ 'Sonte nga studio e Çim Pekës nis betejën e re'

Meta me njoftim interesant/ 'Sonte nga studio e Çim Pekës nis betejën e re'

18:36, 13/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është sonte i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV.

Ka qenë vetë Meta ai që e ka bërë publike intervistën e tij, që do të zhvillohet në orën 21:00 në SYRI TV dhe do të transmetohet edhe në SYRI.net.

Me një status në Facebook, përveç sfidës së hapur ndaj gazetarit Çim Peka, Meta ka bërë të ditur se do të nisë edhe një betejë të re.

‘Sot nga studio e Syri TV nisim një betejë të re për të mbrojtur një të drejtë tjetër kushtetuese të qytetarëve shqiptarë, përveç të drejtës për zgjedhje’, shkruan Presidenti Ilir Meta në Facebook.

Më poshtë, reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Të dashur miq,

Ju ftoj të më ndiqni sot live në Syri TV në ora 21:00, në një intervistë për gazetarin e mirënjohur Çim Peka.

Lexova një shënim të Çimit, se do të më bëjë të gjitha pyetjet e mundshme, disa prej të cilave, siç paralajmëron ai, do të jenë pikante.

Unë jam gati të përgjigjem për gjithçka, por edhe unë do të kem disa pyetje për Çimin.

Sot nga studio e Syri TV nisim një betejë të re për të mbrojtur një të drejtë tjetër kushtetuese të qytetarëve shqiptarë, përveç të drejtës për zgjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco