Detaje për kryebashkiakun e Ramës/ Mark Babani i arrestuar në 4 prill 1994

Detaje për kryebashkiakun e Ramës/ Mark Babani i arrestuar në 4 prill 1994

18:19, 13/09/2019
A+ Aa A-

Në një reagim në lidhje me vizitën e Edi Ramës në Berlin, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka zbuluar edhe detaje në lidhje me kryebashkiakun e emëruar nga Edi Rama në Vaun e Dejës, Mark Babani.

Sipas Bardhi, çdo lloj takimi që do të bëjë Rama, asgjë nuk e fsheh të vërtetën se ai ka futur krimin në politikë dhe po qeveris me të dhe është e qartë që nuk hapen negociatat.

Ja çfarë deklaroi mesditën e sotme Gazmend Bardhi:

Është fakt se Mark Babani është arrestuar, dënuar e dëbuar nga autoritetet italiane dhe ai nuk e ka deklaruar këtë. Provat për këtë janë të pakundërshtueshme dhe prokuroria mjafton të ketë vullnetin t’i marrë në dorëzim ato.

Edi Rama dhe kandidati i tij për Vaun e Dejës duhet të sqarojnë publikun se çfarë i kujton data 4 Prill 1994.

As mashtrimet publike të Mark Babanit dhe as heshtja e Edi Ramës nuk e ndryshon dot të vërtetën.

Me kriminelët në parlament, me kriminelët në pushtetin lokal, me kriminelët në qeverisje nuk ka të ardhme për shqiptarët, nuk ka integrim, nuk ka Shqipëri si gjithë Europa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco