Bogdani për SYRI TV: Gjermanët ia kanë vënë këmbët në një këpucë Ramës’

Bogdani për SYRI TV: Gjermanët ia kanë vënë këmbët në një këpucë Ramës’

17:40, 13/09/2019
A+ Aa A-

Ish-sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Gert Bogdani duke komentuar dokumentin me 8 kushte të publikuar nga ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, thotë se këto kushte duhen marrë me rezerva pasi Roth i përket Partisë SocialDemokrate në Gjermani që është simotër me atë Socialiste në Shqipëri. Në këtë kuptim sipas Bogdanit ka edhe të tjera kushte që i duhen vendosur Shqipërisë, por kjo i mbetet në fund vendimit të Bundestagut gjerman.

Bogdani ka komentuar gjithashtu edhe takimin e Ramës me kancelaren Merkel, duke u shprehur se tashmë Gjermania e njeh shumë mirë se kush është Rama, dhe ky i fundit do ta ketë të vështirë tia hedhë qoftë edhe me aksione episodike kundër krimit, sikundër po vepron së fundmi.

‘Qoftë në Bruksel apo edhe Bundestagu  ka një grup miqsh që i duan shqiptarët dhe Partinë Demokratike. Janë njërëz që e duan Shqipërinë dhe kanë folur edhe për Shqipërinë, por edhe për Kosovën. Z, Kashau është pjesë e ristrukturimit të zyrës për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike. Besoj qe do bëjnë një punë të saktë.  Thelbi i ristrukturimit është një punë më e gjerë në grup

Është harxhuar shumë kohë me gabimet e Partisë Demokratike, por le të merremi paksa me gabimet e qeverisë.

Gabimi në lënien e mandateve ishte mosllogaritja që këta njerëz që ishin në lista do të bëheshin pre e Ramës. PD ka qenë gjithmoinë për rrugën euroatlantike të Shqipërisë.  Vokacioni perëndimor është vokacion për i PD-së jo i pasardhësve të komunistëve që e mbajën  të izoluar vendin.

Nëse Shqipëria merr një po me kushte do të ishte një lajm i mirë për Shqipërinë, por jo për Ramën.

Duhet të ishim përpara Maqedonisë dhe Serbisë në këtë proces, ndërkohë që sot po na tërheqin ata ne/

Për këtë qeveri edhe 100 vite nuk do hapeshin negociatat. Rendësi që ka Shqipëria qoftë edhe si faktor gjeostrategjik në Ballkan, do ti jepet kjo mundësi.

Vendimin për hapjen e negociateve në parlamentin gjerman e merr CDU-CSU. Martin Rosh është i Socialdemokratëve. Këto janë kushte të partive simotra të Partisë Socialiste, kështu që duhen marrë me rezerva.

Nuk bëhet lufta kundra krimit të organizuar me aksione

Gjermanët nuk genjehen kollaj.

Saimir Tahirin janë ata që shkarkuan dhe janë po ata që ia kanë venë këmbët në një këpucë z. Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco