VIDEO/ Taulant Balla shpallet ‘non grata’ në Gjermani

VIDEO/ Taulant Balla shpallet ‘non grata’ në Gjermani

16:52, 13/09/2019
A+ Aa A-

Vizita e Edi Ramës në Gjermani dhe takimi i tij me kancelaren Angela Merkel ka ngritur një pikëpyetje të madhe për mungesën që u vu re në delegacionin që e shoqëronte.

Nga fotot e pubikuara nga shefi i qeverisë në Facebook pas takimit, duket qartë se ai shoqërohej në këtë takim, vetëm ndihmësi i tij në Ministrinë për Europen dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj si dhe nga drejtori i informacionit në kryeministri, Endri Fuga.

Ndërsa ajo që bie në sy është mungesa e kryetarit të grupit parlamentar të PS-se, Taulant Balla.

Kujtojme se Balla ndër të tjera mban edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Gjermani.

Burime për SYRI.net bëjnë me dije se mungesa e Ballës në delegacionin që shoqëronte Ramën në Gjermani, nuk është e rastësishme, por mbart me vete një problem. Sipas po të njëjtave burime, praktikisht numri 2 i PS-së, Taulant Balla është shpallur ‘non grata’ nga Bundestagu gjerman, pasi sigurimit të informacionit se ai ka lidhje të ngushta me persona me precedentë penal dhe për më tepër përfshirjen e tij në skandalin e njohur në Shqipeëri si ‘Toyota Yaris’.

Denoncimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha krijoji debate të mëdha asokohe, pasi vetëm 3 dite pas denoncimit në parlament, policia shqiptare pas informatave të mbërritura në rrugë operative nga homologët gjermanë, bënë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e disa automjeteve ‘Toyota Yaris’ që kishin mbërritur në portin e Durrësit, brenda të cilave gjendeshin një sasi prej 3.4 milionë eurosh.

Me shumë gjase, informacioni i siguruar nga policia gjermane, përgjimet e tyre dhe përfshirja e prezumuar deri me tani e Taulant Ballës në këtë skandal kanë përfunduar si dosje e veçantë edhe ne zyrat e deputeteve të Bundestagut gjerman e sidomos të atyre që merren ngushtë me Shqipërinë.

Kjo ka bërë që Taulant Balla të mos udhëtojë drejt Berlinit në delegacionin që shoqëronte këtë të premte Edi Ramën, në atë që konsiderohet një vizitë e rëndësishme për tentativën e radhës për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së në mes të tetorit.

Hera e fundit që Taulant Balla ka udhëtuar në Gjermani ka qenë në 5 qershor të këtij viti, ku zhvilloi një seri takimesh të nivelit të ulët me anëtarë të Bundestagut gjerman.

Dhe në pamundësi të vizitës drejt Gjermanisë, numri 2 i PS-se Taulant Balla ka siguruar praninë e tij vetëm në një aktivitet për promovimin e turizmit në qytetin e Elbasanit ku në fund u ngrit një dolli edhe për shefin e tij politik Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ani15/09/2019 15:18

Ta gezoh TOLLUMIN e trash qe ke per te ngrene shoku TAO.Çfare kujtove mor kokrra e servilit te pa shoq, injorantse e ke edhe hak andej nga vjen - do beje karrier me ed ramen qe akuzoi baben e vet se i q....nte gruan.Mire qe do ju çoje ne burg ai palla (shefi yt ) por in sha la qellon nje nga ato burgjet ku te duhet te grasatosh b...then nja 3-4 here ne dite.Se mbase ta ka shpjeguar burazerka ty se si eshte kjo pune , por ajo te pakten e ka veglen per kete pune.

tualet palla13/09/2019 19:05

ky tualeti nuk asht kaptinshpulle asht kok lopate....

Gramoz13/09/2019 16:58

Mos! E hongri dhe kaptinshpulla i Librazhdit Tualet sumriqi!

Shto koment

Denonco