Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ambasadori Soreca kërkon dialog, por ka një kusht specifik...

Ambasadori Soreca kërkon dialog, por ka një kusht specifik...

12:57, 13/09/2019
A+ Aa A-

Zërave të shumtë për një dialog të mundshëm mes maxhorancës dhe opozitës së bashkuar ju ka bërë jehonë ditën e sotme, edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Ai ka përsëritur apelin drejtuar palëve antagoniste politike për të biseduar për të zgjidhur krizën politike, por ka një kusht specifik i cili është Reforma Zgjedhore.

“Ju e dini që ne ju kemi kërkuar partive politike që të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në një dialog të tillë. Janë të shumta e të shumta thirrjet për dialog muajt e fundit. Me lejoni të them që dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike, e kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgjedhore.

Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe kjo është edhe e nevojshme pasi do të sillte një gjë që ishte shumë e rëndësishme edhe për qytetarët, duke folur për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Kjo do bëhet në një mënyrë të drejtë, por edhe në përputhje me standardet ndërkombëtare”, tha sot ai.

Këtë deklaratë ambasadori Soreca e bëri gjatë prezantimit të fondeve të Bashkimit Europian, në kuadër të programit IPA 2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t13/09/2019 13:30

Ky per mend ja kaloka edhe vllahutes

Shto koment

Denonco