Pa liri të medias nuk ka integrim/ Tjetër kusht për Shqipërinë

Pa liri të medias nuk ka integrim/ Tjetër kusht për Shqipërinë

12:15, 13/09/2019
A+ Aa A-

Johannes Hahn, ish-komisionieri i Bashkimit Evropian për zgjerimin, tha dje se BE ka dhënë një mesazh “të qartë si kristali se nuk do të ketë progres drejt integrimit evropian pa lirinë e shprehjes e të medias”, bëri të ditur agjencia e lajmeve FoNet.

Duke iu drejtuar përmes një lidhjeje video pjesëmarrësve në konferencën “Ditët e Medias BE – Ballkani Perëndimor”, mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi, Hahn shtoi se i vinte keq që nuk kishte mundur t’i bashkohej debatit, për shkak të disa impenjimeve.

Misur më 2017 nga Komisioni Evropian, Ditët e Medias BE – Ballkani Perëndimor synon të sigurojë që liria e medias të mbetet përparësi në mes të përpjekjeve për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme politike, ekonomike e sociale që po përjeton aktualisht rajoni.

Sivjet, konferenca do të përfshijë përfaqësues politikë në rajon direkt të ngarkuar me informacionin e median për një diskutim me temë “Politika takohet me median”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco