VIDEO/ Vasili: Do padisim në Kushtetuese koncesionet për Milot-Balldren, Orikum-Dukat

VIDEO/ Vasili: Do padisim në Kushtetuese koncesionet për Milot-Balldren, Orikum-Dukat

11:58, 13/09/2019
A+ Aa A-

Pasi Kuvendi miratoi dje dy projektligjet për koncesionet e rrugëve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren, Lëvizja Socialiste vjen me një reagim të ashpër. Përmes një konference për mediat, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili paralajmëroi qeverinë shqiptare se beteja e opozitës do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, duke kthyer në arkën e buxhetit fondin e dhënë për këto dy rrugë.

Vasili teksa u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen në këmbë, garantoi se LSI nuk do të bëjë hapa pas.

“Shpërdorohen 250 mln euro të shqiptarëve, pra 300 mld lekë. Qeveria shqiptare e qartë dhe e bindur për të grabitur këto para, për te mos marr ajo përgjegjësinë e hajdutërisë nga pikëpamja formale, ia kalojë Kuvendit dhe deputetëve. Po ju garantoj nga kjo foltore, se betejen tonë për të çuar në vend përgjegjësit e kësaj hajdutërie shtetërorë, grabitje të padëgjuar, nuk do të lëmë asnjë hap deri në kthimin e këtyre parave në buxhet. Nga denoncimi në SPAK, madje do ta ndjekim në gjykatën Ndërkombëtare. Janë baras sikur të ndërtonim 4 spitale Nënë Tereza në vend, apo shumë gjimnaze. Qeveria kërkon te vjedhë 250 milionë euro”, tha Vasili.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Dje Parlamenti i patateve të kalbura siç e kemi quajtur, miratoi një nga hajdutëritë e dimensioneve më të mëdha me të cilat është ndeshur opinioni publik shqiptar. Praktikisht 366 milion euro është fatura e tmerrshme e hajdutërisë që bie mbi kurrizin e qindra mijëra e milionë shqiptarëve, për dy rrugë: për Milot-Balldren dhe për rrugën Orikum-Dukat. Për të parën koncesioni shkon në vlerën 296 milionë euro dhe këtu dua ti kujtoj të gjithë qytetarëve, gjithashtu edhe medias shqiptare, por pse jo dhe misioneve ndërkombëtare që operojnë në Tiranë, që në planin strategjik, më saktë Strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit, e njëjta rrugë ishte planifikuar të kryhej si investim nga shteti në vlerën 102 milion euro. 
Pra të nderuar qytetarë e qytetare, të nderuar përfaqësues të medias, të nderuar përfaqësues të trupit diplomatik dhe të organizatave ndërkombëtare në Tiranë, do të thotë një vlerë prej rreth 200 milion euro më shumë. E njëjta gjë ndodh edhe me rrugën Orikum-Dukat, një rrugë anësore e cila shkon në masën 70 milion euro , e cila shkon në masën 70 milion Euro, me një shpërdorim mbi 50 milion Euro. Pra të nderuar qytetarë dhe qytetare, bëhet fjalë për një shpërdorim për një grabitje të rreth 250 milion Euro të përkthyera në lekë shqiptare, për tu kuptuar dhe me shqiptarin më të fundit që do të thotë rreth 300 miliardë lekë. 

Qeveria shqiptare e qartë dhe e bindur në rrugën e saj për të grabitur këto para, për të mos marrë ajo përgjegjësinë e hajdutërisë nga pikëpamja formale, zyrtare ja kaloi Parlamentit dhe bëri bashkë ortak dhe deputetët e Parlamentit të cilët u shndërruan nga deputetë dhe përfaqësues të popullit në bashkë hajdut të pronës dhe pasurisë publike. Përpara se të ilustroj qartësisht se çdo të thotë kjo gjë dhe çdo të thotë kjo vjedhje, ç’dimensione ka kjo vjedhje, po i garantoj nga kjo foltore që beteja jonë për të çuar në vend përgjegjësit e kësaj hajdutërie shtetërore, grabitje të padëgjuar. Sigurisht ne nuk do të lemë asnjë hap, asnjë veprim pa ndërmarrë deri në kthimin e këtyre parave ne buxhetin e shtetit duke filluar nga shfuqizimi i këtyre ligjeve në Gjykatën Kushtetuese kur ajo të ngrihet tek denoncimi i tyre nw SPAK. 

Dhe në rast se të gjithë këto Gjykata të ngritura në Shqipëri do të mbyllin sytë përpara kësaj afere të tmerrshme, do ta ndjekim dhe në Gjykatën Ndërkombëtare në mënyrë që këto para tu kthehen shqiptarëve. Sepse këto para janë një shpërdorim i këtyre përmasave që për ti kuptuar dhe shqiptari më i fundit po ju them se janë baras sa të ndërtonim 4 spitale të reja si Nënë Tereza, të ndërtonim rreth 200 gjimnaze të reja ose të kishim zgjidhur të mos kishim më shkolla me turne apo shkolla akull te forta në dimër, do të ndërtonim së paku rreth 10 kampuse universitare dhe kushdo student që studion jashtë shtëpisë së tij do të kishte sistemimin dinjitoz dhe jo atë sistemim mizerabël, të turpshëm që kemi parë në ekranet tona. Do të ishin aq para, sa për të paktën 15 vjet nuk do të kishte asnjë lloj krize tek barnat, nuk do të ishin të detyruar pensionistët shqiptar të blinin barnat nga pensioni i tyre shumë i vogël duke i hequr nga goja e tyre. Sigurisht mijëra apartamente mund të ndërtoheshin për ta mijëra të pastrehë të cilët enden rrugëve apo paguajnë qiratë me paratë e gjakut. Njëherazi në mënyrë të veçantë sot në Tiranë kur shikoni botet me ujë dhe lagje që me javë të tëra nuk u shkon uji, një mizerje sociale të padëgjuar. 

Do të zgjidhej problemi i ujit për 24 orë dhe së paku do të ndikonte menjëherë që karburantin, atë karburant që shpenzojnë mijëra e mijëra shqiptarë për punë, për halle dhe për të gjitha gjërat e tyre, do ta paguanin së paku sa fqinjët tanë maqedonas. Njëherazi, nuk do të paguanim taksën e poshtër dhe të pandershme të rrugës së Kukësit apo Rrugës së Kombit siç e kemi quajtur ndryshe dhe të gjitha këto gjëra e mjaft e mjaft të tjera që mund të bëheshin, u vidhen, u hiqen shqiptarëve, detyrohen që ata të jetojnë me privacione dhe me kushte mizerabël në pikëpamje qoftë të infrastrukturës, qoftë të shërbimeve bazë të tyre vetëm se vetëm se qeveria duhet të vjedhë me një dorë 250 milionë euro. 

Ndaj, misioni ynë është i pandashëm si opozitë politike, por të mbështetur gjerësisht nga qytetarët të vjedhur e të plaçkitur nga kjo qeveri. Të jemi të gjithë së bashku në këmbë për të mos lejuar që kjo hajdutëri mos të eci përpara, në mënyrë që jo vetëm ne por edhe fëmijët e fëmijëve të fëmijëve tanë të mos kenë borxhe në kurrizin e tyre nga të cilët mund të mos drejtojnë dot shpinën e tyre kurrë. Ju faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco