‘Gjermanët kërkuan dy herë negociata mes Ramës dhe Bashës’

‘Gjermanët kërkuan dy herë negociata mes Ramës dhe Bashës’

22:19, 12/09/2019
A+ Aa A-

Gjermanët kanë kërkuar të paktën dy herë negociata midis kryeministrit Rama dhe kreut të Opozitës, Lulzim Basha.

Ish-kryeministri Berisha në ‘Opinion’ ka folur mbi mundësinë e negociatave midis Bashës dhe Ramës.

 “Unë nuk di të ketë filluar asnjë negociatë tani. U bënë tentativa, dy herë. I ka refuzuar Edi Rama. Këto tentativa kanë ndodhur gjatë qershorit. Janë bërë nga gjermanët. Janë dy vetëm, jo një! Kjo është e njohur”, tha Berisha.

“Formula ishte të uleshin në tavolinë pa kushte”, theksoi më tej ai.

Por si largohet Edi Rama nga posti i kryeministrit? “Unë mendoj se opozita e ka dhënë formulën, një qeveri kalimtare për të përgatitur zgjedhjet. Me disa detyra të caktuara dhe disa shqyrtime të tjera”, tha Berisha.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco