'Vetting Halluni dhe Dvoran vetting'/ Berisha: Me kunetër dhe stër-kunetër, kjo është drejtësia më e kapur

'Vetting Halluni dhe Dvoran vetting'/ Berisha: Me kunetër dhe stër-kunetër, kjo është drejtësia më e kapur

22:05, 12/09/2019
A+ Aa A-

I ftuar në "Opinion", ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur me kunetër dhe ish kunetër.

I pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli se kjo “furtunë” ka lidhje me SPAK dhe drejtësinë e re, Berisha u përgjigj duke u shprehur se, nuk beson në iluzione.

“Nuk besoj në iluzione. Një drejtësi e kapur, ti mendon se do funksionojë? E vetmja që nuk funksionon është drejtësia e kapur. Një drejtësi e kapur me vetting Halluni (Dritan Halluni) dhe Dvoran vetting (Ardian Dvorani) , me kunetër dhe stër-kunetër kjo është drejtësia më e kapur. Me ambasadorin amerikan është rënë dakord që asnjë prej tyre që është pjesë në hartimin e ligjeve nuk do marrë asnjë funksion në drejtësinë e re, unë nuk mohoj këtu që vettingu ka heq me dhjetëra gjykatës dhe prokurorë të korruptuar. Por ama, asnjë nuk mund të më mohojë mua sepse u gjykatës Halluni ka liruar si të pafajshëm vrasësin e komisarit. I ka mbyll dosjen Pëllumb Gjokës për plagosje. Tani ky do bëjë drejtësinë, kjo formë, këta do jenë shumë më keq. Pse ne, ne ishim ata që insistuam për vettingun”, deklaroi ish kryeministri Sali Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco