SHKRESA/ 'Djegia e Kuvendit', deputetët thërrasin në seancë dëgjimore kreun e SHISH

SHKRESA/ 'Djegia e Kuvendit', deputetët thërrasin në seancë dëgjimore kreun e SHISH

19:22, 12/09/2019
A+ Aa A-

Deklaratat e Ilir Metës se shërbimet inteligjente e kishin njoftuar për rrezikun e djegies së Kuvendit në 8 qershor, kanë vënë në lëvizje strukturat e tjera parlamentare. Deputetët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare kërkojnë tashmë sqarime nga SHISH.

Për këtë arsye Helidon Bendo, me kërkesë të disa prej tyre, do të duhet të raportojë në këtë komision mbi vërtetësinë e pretendimeve të Metës. Nëse ka qenë ai burimi i këtij informacioni dhe nëse ia ka vënë në dispozicion institucioneve të tjera.

Kërkesa, e firmosur nga disa deputetë, si Sadi Vorpsi, Xhemal Qefalia, Eljo Hysko dhe Myslym Murrizi, kërkohet të zhvillojë një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë.

    Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës së djeshme për mediat, ka folur dhe njëherë për skenarët për djegien e Kuvendit.

    “Kjo është e vërtetë, unë nuk kam thënë asnjë herë ndonjë gënjeshtër. Nuk mund të them diçka më shumë në respekt të ligjit. Komisioni ka të gjitha mundësitë që të njihen me atë informacion. Nuk besoj se kjo gjë ka ndodhur para 100 vitesh, ndoshta se kemi bërë pushime dhe na duket sikur situata ka qenë shumë e thjeshtë dhe e qetë. Ajo që mund të them është se në këtë dokument do të jepen të gjitha momentet e atyre ditëve. Do shikoni që ka qenë një situatë shumë e çmendur dhe këtë gjë e ka treguar dhe raporti i OSBE-së”, do të shprehej Meta. /Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gramoz12/09/2019 23:43

    Imagjinoni ku jemi katandisur, kryetari SHISH raporton para rrugaçit ordiner katnarit Xhemol Qefliut, Eljo Hyskos katnarit nga Terpani dhe kokshpulles Murrizi gores nga Ushnja! O Tempora O Mores!!!

    Shto koment

    Denonco