Refuzimi i kandidaturës së Petraq Milos/ Panariti: I përshtatshëm për në Breton Woods, por i papershtatshëm për në KLSH

Refuzimi i kandidaturës së Petraq Milos/ Panariti: I përshtatshëm për në Breton Woods, por i papershtatshëm për në KLSH

18:28, 12/09/2019
A+ Aa A-

Pas reagimeve nga presidenca, mbi refuzimin që Parlamenti i bëri sot kandidaturës së Petraq Milos për kreyetar të KLSH, reagon edhe ish ministri Edmond Panariti.

Përmes një postimi në Facebook, Panariti shprehet ndër të tjera se, ky refuzim tregon më së miri nivelin tonë të përfaqësimit.

“Të refuzosh propozimin e presidentit për Prof. Petraq Milon, si kandidat për kreun e KLSH eshte "mjerim" i vendim marrjes dhe shperdorim flagrant i vlerave dhe kapaciteteve të profesionisteve të talentuar dhe me integritet”, shkruan ndër të tjera Panariti.

Postimi i plotë i Edmond Panaritit:

"Nje refuzim, i cili flet shumë për nivelin tonë të perfaqesimit! Të refuzosh propozimin e presidentit për Prof. Petraq Milon, si kandidat për kreun e KLSH eshte "mjerim" i vendim marrjes dhe shperdorim flagrant i vlerave dhe kapaciteteve të profesionisteve të talentuar dhe me integritet.

Prof Milo eshte doktor i shkencave ekonomike i akorduar nga CERDI Auvergne i Universitetit te Clermond Ferrand. Për ata që nuk e dine, CERDI eshte furnizuesi kryesor frankofon me profesioniste dhe personalitete te spikatur i institucioneve të Breton Woods si Banka Boterore dhe FMN . Per keto institucione ka punuar edhe Prof. Milo.

Sigurisht Prof Milo eshte i pershtatshem per ne Breton Woods, por i papershtatshem per ne KLSH sepse keshtu gjykon dhe vendos shablloni i votes me komande!".

Gjatë seancës së sotme plenare, socialistët në Parlament e cilësuan të papërshtatshme kandidaturën e Petraq Milos për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz12/09/2019 23:55

Per ridhjerjen e Edver Taqi Bajges, pa qene qofte edhe nje here te vetme i denuar per vjedhje, perdhunim, trafikim femrash, trafik narkotikesh, vrasje, nuk mund te drejtosh asnje institucion! Nen qeverisjen e Edver Taqi Banditit, drejtues institucionesh behen vetem rrugaçet dhe ordineret injorante dhe idiote, mundesisht me tre emra dhe mbiemra te ndryshem, si dikur kur vendi drejtohej nga baballaret e ketyre haleve biroja e famshme politike e Enver Dylberit.

Lali12/09/2019 21:41

A mos ishte dhe ky "kandidari" nje nga ata anetaret e Bankes se Shqiperise kur u zhduken 7 milion euro? Kur flinte gjume kur i rrujten shqiptareve 7 milion euro nuk arrij ta kuptoj si do te jete i "zgjuar" per te ruajtur shtetin mga shperdorimet e administrates.

Shto koment

Denonco