Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Presidenca tallet me Ballën

Presidenca tallet me Ballën

17:33, 12/09/2019
A+ Aa A-

Ironia dhe tallja që Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, bëri pak minuta më parë ndaj kreut të Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla, duket se i ka pëlqyer edhe vetë kreut të shtetit.

Ky i fundit ka shpërndarë postimin e Blushit për të treguar se është në një mendje me këshilltarin e tij mediatik.

“Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash.

Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen.

Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare”, shkruante pak më herët zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi.

Image

Gjithçka lidhet me refuzimin që Parlamenti i bëri sot kandidaturës së Petraq Milos, i propozuar nga presidenti Meta për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas socialistëve, kandidaturat e propozuara nga presidenti Meta janë të papërshtatshme. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco