Ilir Vrenozi, Azemit/ Rudina me Ruçin. Më mirë që s’je vëllai im unik

Ilir Vrenozi, Azemit/ Rudina me Ruçin. Më mirë që s’je vëllai im unik

17:20, 12/09/2019
A+ Aa A-

Demokratët, dhe jo vetëm, përkujtuan sot 21-vjetorin e vrasjes së tribunit të demokracisë, Azem Hajdari.

Teksa Partia Demokratike organizoi homazhe në nder të kujtimit dhe veprës së Hajdarit, korçari i famshëm Ilir Vrenozi ka një tjetër mesazh.

Teksa ‘komunikon’ me vetë Azem Hajdarin, Vrenozi shpreh habinë se si vajza e tij, Rudina Hajdari, është sot në krah të mazhorancës socialiste, përcjell Syri.net.

“Poshtë komunizmi. Na mbytën komunistët. Ta dish ti ç’kanë bërë komunistët në këtë vend. Ti ke ikur që në 1998. Tani në 2019 ta dish ti që në krye të Parlamentit është Gramoz Ruçi . Ta dish ti që në krye të qeverisë është i biri i Kristaq Ramës. Po më e keqja, ta dish ti, është jot bijë që mbron këta.  Më mirë që s’je”, shprehet Vrenozi në videon-mesazhin e tij. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Maloku12/09/2019 18:35

Fjale me mend. Bravo z. Vrenozi. Por duhet te dish qe Verioret, Geget gjithmone jane perdorur edhe pse jane Patria, atdheu i shqiptareve. Po mos te ishte veriu nuk do te kishte Shqiperi. Prandaj u nda ne 1913 dhe ne 1944. Pas ketyre viteve ngelen ne keto troje.......nuk e di, njerez koti. Ne ato vite morrem tatepjeten. Nuk ka lidhje gjerat qe duhhen ndryshuar sot ne çdo aspekt. Arehere ndodhi ndryshimi i madh. Kete pune e rregillojne ata qe ben demon e madh pervkete lomb.

Shto koment

Denonco