‘Kemi nevojë për ndërkombëtarët, opozita të kërkojë dialog me maxhorancën’

‘Kemi nevojë për ndërkombëtarët, opozita të kërkojë dialog me maxhorancën’

16:56, 12/09/2019

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një intervistë për Report Tv, tha se opozita duhet të fillojë dialogun me maxhorancën, por edhe me faktorin ndërkombëtar për të zgjidhur krizën e rëndë politike që ka përfshirë vendin.

"Opozita duhet të kërkojë dialogë me mazhorancën. "Rama ik" patjetër, sepse është simbol i së keqes. E lidhim politikën thjesht me individ. Përgjegjësia ka një hierarki, asnjëri nuk është i imunizuar nga e keqja. Këta kanë një përgjegjësi më të madhe se personat e tjerë. Në Shqipëri, pushteti nuk është më institucional, por i liderëve partiak. Institucioni i opozitës duhet të ulet me institucionin e mazhorancës, me faktorin ndërkombëtar. Historia ka treguar që në momente të vështira është gjendur zgjidhje. Duhet ta mendojmë më afatgjatë zgjidhjen. Kemi nevojë për partnerët ndërkombëtarë, se çfarë bëjmë ne janë edhe kërkesa të tyre. Në këtë pikëpamje, Komisioni Europian,  SHBA dhe OSBE-ODIHR kanë shpallur interes për dialog, por nuk mund të vijnë kur ne sot jemi pjesë e një sherri. Nuk heq dorë se sa më shpejt të largohet Rama, aq më mirë, por s'e kam në dorë. Unë duhet të shikojë interesin e vendin. Nëse opozita do marrëdhënie me qytetarët dhe ndërkombëtareve duhet të lërë indinjatën", tha Mediu në Report Tv.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco