Rama, vjedhje qindra milionë në Orikum e Milot si tek Unaza e Re: me kompaninë 100 mijë lekëshe të Kolës

Rama, vjedhje qindra milionë në Orikum e Milot si tek Unaza e Re: me kompaninë 100 mijë lekëshe të Kolës

13:11, 12/09/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka zbardhur para mediave sot se skema e vjedhjes së qindra milionë eurove në dy koncesionet e rrugëve që po votohen nga Parlamenti, Orikum – Dukat dhe Milot – Balldren, është e njëjta si më Unazën e Re. Punimet i janë ngarkuar firmës së vogël të Ndue Kolës, ish-deputetit socialist dhe një klonimi të saj, një firme inekzistente pa aktivitet.

Basha tha: “Ajo që votohet sot nga landfilli i Republikës është vjedhje me ligj sepse ky projekt i ardhur me projekt të pakërkuar por i diskutuar në restorantin privat të Kryeministrit dhe në disa restorante luksoze të oligarkëve përreth kryeministrisë, bërë zyrtarisht në emër të një kompanie të vogël Kola që është në pronësi të ish-deputetit të PS Ndue Kola dhe që partner në punime ka klonimin e vet dhe një kompani që nuk ka bërë asnjë punë deri më sot me një kapital 100 mijë lekë.

Shoqëria e dytë nuk ka asnjë kapacitet: Bardhi Contruction shpk, krijuar në fund të vitit 2018, ka vetëm 100 mijë lekë dhe është futur në lojë për formalizuar paratë e pista të krimit dhe korrupsionit, e njejta skemë si në Unazën e Re.

Vlera e një kilometri në fushë të hapur pa asnjë vepër madhore arti shkon në 17 milionë euro për kilometër!

Për të kuptuar këtë skemë mafioze të vjedhje dhe grabitjes së parave dhe pastrimin të parave të drpogës dhe krimit për leverdi të Edi Ramës dhe klientëve të tij.

Se ky projekt ishte parashikuar me 113 milionë euro. Pastaj tenderi u bë me 50 milionë euro dhe në kontratë u bë 260 milionë euro! Kjo nuk është kosto përfundimtare se vlera përfundimtare është 295 milionë euro!

Të dashur qytetarë.

Formula e vjedhjes së parave tuaja është shumë e thjeshtë: Fryhet disa herë kosto e ndërtimit të rrugëve dhe gjithë fondet e fryra mbi koston e ndërtimit të rrugëve i merr Edi Rama! Ai ëhstë hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari12/09/2019 15:32

O Lulzim! O bir! Leri thirrjet, denoncimet, deklaratat e "forta" mediatike nga foltorja e PD!!! Çfare do te besh ti neser ne pushtet? Do t'i anulosh keto afera dhe hajduterira? Do te na i kthesh parate qe po na vjellin keta sot? Do te denohen dhe burgosen hajdutet? Do t'u konfiskohen dhe sekuestrohen pronat e paligjshme? Apo do te na thuash neser, nuk kam se cfare t'u bej, sepse i kane vjedhur me ligj!!! Nuk i prekim dot sepse i fitojne me gjyq ne Strasburg dhe hame gjoba si Rama!!! Ti je e jurist, apo jo?? Na fol me ligje jo me deklarata boshe elektorale dhe propagandistike!!! Sepse neser kushdo ne pushtet mund te na vjedhi e mund te na grabisi me ligj dhe nuk u hyn asnje gjemb ne kembe! Na e thuaj hapur, o Lul! Qe te mos e hame perseri sapunin per djath!!!!

vera12/09/2019 13:41

1.Edi Rama 2 projekt i ardhur me projekt te PAKERKUAR! 3.restorant privat i Kryeministrise.4 restorante luksoze te oligarkeve perreth Kryeministrise. 5.kompania 'Kola'. 6.deputeti i PS. 7.Ndue Kola.

Shto koment

Denonco