Shpërthen ish ministri i Ramës: Jemi të kapur nga grykësia e një grupi njerëzish

Shpërthen ish ministri i Ramës: Jemi të kapur nga grykësia e një grupi njerëzish

11:39, 12/09/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, foli me tone kritike sot në Kuvend. Teksa diskutohej ratifikimi i marrëveshjes me Kanadanë nga e cila përfitojnë rreth 70 mijë emigrantë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë atje, Bushati kërkoi nga shteti vëmendje të posaçme. Duke folur për rezultate në punën e bërë në këtë drejtim, ish-kryediplomati theksoi se shumë mbetet për të bërë.

“Jemi në vendet e fundit në Europë, ku diaspora nuk ka të drejtën për të votuar ata kërkojnë njohje të kontributeve, për të pasur edhe një numër vendesh në Kuvend të dedikuar për ta ekskluzivisht. Për diasporën kemi bërë pak, jemi përpjekur për të revolucionizuar shërbimet konsullore, me sa më pak abuzim. Por, kemi dobësi si shtet dhe shoqëri për të mbrojtur shqiptarët jashtë atedhut, duhet të mbështesim financiarisht edhe këtë si prioritet. 30 vjet nga rënia e komunizmit jemi në një dilemë si të mbrojmë shqiptarët jashtë atdheut dhe si t’ja bëjmë jetën më të lehtë atyre që jetojnë këtu”- tha Bushati.

Duke u ndalur në situatën aktuale ish-ministri i jashtë theksoi se sot jemi duke përjetuar një krizë vlerash, për të cilat listoi disa arsye.

“30 vite më pas mund të themi se jemi në gjedje më të mirë ekonomike. Por jemi duke përjetuar një krizë vlerash, e cila nuk vjen nga përtacia, por nga mpirja që sjell mungesën e shpresës, nga grykësia dhe paaftësia për të ndërtuar një sistem vlerash. Duhet të jemi të drejtpërdrejtë e të sinqertë me këtë temë. Nuk mund të themi dot dhe vetëm që jemi vendi i Shqiponjave, i Skënderbeut apo i Nënë Terezës. S’mund të përdorim një patriotizëm fals, të mbushim stadiume e të brohorasim sa herë ka ndeshje. Duhet të bëhemi bashkë për të përcaktuar qëllimet se ku do të jetë Shqipëria pas 20 apo 30 vitesh. Këto objektiva duhet të kenë diasporën në qendër të tyre. Ta bëjmë këtë vend më të jetueshëm më të drejtë, t’i vendosim etiketën për cfarë duhet të njihemi. Evropa ka jetuar 550 vjet pa Shqipërinë, mund të jetojë edhe 550 të tjera. Para se t’i drejtojmë gishtin njëri-tjetrit duhet t’i bëjmë pyetje vetes ku isha unë dy-tre javë para se BE të merrte vendimin për ne, ne do t’ja falim vetes? Çfarë do të thonë fëmijët tanë?”– vijoi më tej Bushati.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini12/09/2019 15:15

Si kofini pas te vjeli Ditmir. Ke dhe ti pjesen tende jo fort te vogel ne grabitjen e shqiptareve. Tani qe po flet, thjesht sepse te kane lene ca menjane.

Shqiptari12/09/2019 12:40

Jo o Ditezi, joooo! Mos i fut te gjithe shqiparet ne nje thes kur deshtoni! Kur ka sukses ju thoni si enveristet: Jane sukseset e partise tone! Kur deshtoni ju thoni: fajin e kemi te gjithe! Ti po thua se ku ishim 2-3 jave perpara? Jo 2-3 jave, por ku ishit dhe cfare i bete ketij vendi e ketij populli 6 vite rresht? E mbollet me kanabis, e shkaterruat ekonomine bujqesore pa asnje investim, e vodhet, e grabitet, rritet taksat dhe shtuat 10 taksa te reja, e grabitet gjithcka me tendera, koncensione dhe PPP, i futet shqiptaret ne lufte e konflikte politike me njeri-tjetrin, ketej dhe pertej kufirit. Nuk u ndertua asnje rruge e re, asnje spital, asnje shkolle, vetem lyrje fasadash, mbjellje palmash, garnitura pa vlere miliona e miliarda euro te hedhura dem. E mbushet parlamentin, bashkite, ministrite, policite, drejtorite dhe administraten publike me njerezit tuaj idiote, injorante, analfabete, te paafte dhe kriminele ordinere, fallsifikatore, bandite dhe hajdute pulash, e mbushet administraten dhe zyrat e shtetit me kurva, baxhella pa burra dhe rrospia ordinere. E larguat trurin e kombit dhe gjithe rinine e afte shqiptare ne emigrim. Kapet drejtesine. Vodhet zgjedhjet, bete farsen me qesharake dhe me te turpshme ne historine e demokracise boterore: Votimet e 30 Qershorit! Kete e bete vetem ju, vetem Rilindasit, dhe askush tjeter! Vetem ju rilindasit do ta mbani kete pergjegjesi historike!

Shto koment

Denonco