Marrëdhënia 'speciale' antishqiptare e Ramës, me këshilltarin e dëbuar nga Trump

Marrëdhënia 'speciale' antishqiptare e Ramës, me këshilltarin e dëbuar nga Trump

11:35, 12/09/2019

Paraditen e 31 Janarit të këtij viti, Edi Rama, nxitoi të hipte në foltoren e parlamentit dhe i krekosur u mburr se kishte pasur një bisedë të gjatë dhe të ngrohtë telefonike, me këshilltarin për Sigurinë të presidentit të SHBA, Joh Bolton. Këtë zhvillim Rama në të njëjtën ditë e publikoi edhe në faqen e tij në Twitter, duke dhënë edhe disa elementë më shumë për bisedën që kishin zhvilluar.

“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falënderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”, shkruante Rama atëherë.

Deri në këtë moment vetë, Edi Rama, nuk kishte guxuar që të prononcohej publikisht se ishte i përfshirë në planin ogurzi ndaj Kosovës. Së bashku me Hashim Thaçin, për piarin mediatik të projektit kishin ngarkuar me kohë të plotë, Baton Haxhiun, i cili gdhihej e ngrysej nëpër studio televizive në të dy shtetet shqiptare.

Por kujtojmë se më herët (le të mos llogarisim furtunën denoncuese që u ngrit brenda vendit nga Berisha dhe një pjesë e analistëve), akuza të forta kishin ardhur për përfshirjen e Ramës në këtë plan edhe nga jashtë kufijve të Shqipërisë.

Politikania e njohur e Kosovës, Edita Tahiri, ishte ndër denoncueset e para e cila artikuloi publikisht se Rama dhe Vuçiç kishin rënë dakord për këtë plan në takimin e tyre, në Nish që në vitin 2016. Gjithashtu edhe ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, denoncoi disa herë treshen Vuçiç-Rama-Thaçi për planin e ndarjes së Kosovës dhe lobimin e fortë që po bëhej në favor të tij në nivelet e larta në Shtëpinë e Bardhë, nën kujdesin e këshilltarit Bolton.

Po nga Beogradi, në atë periudhë erdhi një denoncim tjetër i fortë për përfshirjen e Ramës në këtë projekt anti-shqiptarë. Ishte Sonja Birseko, kryetare aktuale e Komitetit të Helsinkit në Serbi, e cila deklaroi që në tetor të vitit 2018 se Vuçiç dhe Rama ishin marrë vesh në Nish, për ndarjen e Kosovës.

Më herët, pikërisht në kohën që nisi të dalë në sipërfaqe ky projekt i fshehtë që po gatuhej nën rrogoz dhe në fshehtësi të plotë, në muajin gusht të vitit 2018, ish-kryeministri i Suedisë Carl Bildt në një shkrim të fortë për gazetën `Washingon Post` dekonspironte, se kryeministri Rama i kishte thënë vetë personalisht, se ishte dakord me idenë e Vuçiç.

Tani pas largimit që Trump i bëri udhëheqësit të këtij plani në Shtëpinë e Bardhë, këshilltarit për sigurinë John Bolton, duket se ka një çlirim për gjithë shqiptarinë dhe dita ditës po dalin edhe elementë të rinj, për përfshirjen e Ramës.

Së fundmi analisti i njohur, Enver Robelli, në një shkrim kushtuar largimit të këshilltarit për Sigurinë të presidentit Trump, mes të tjerave trajton edhe rolin e John Bolton, në aferën e nëndheshme me kufijtë e Kosovës. Sipas Robellit, ikja e Bolton nga posti i rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë shënon edhe shuarjen e një shprese të madhe të Vuçiç, Thaçit dhe Ramës për planet e tyre kundrejt Kosovës. Analisti madje thotë, se Rama shkoi deri aty sa që për të treguar servilizmin e tij ekstrem ndaj Bolton, largoi nga detyra e ministrit të Jashtëm, edhe Ditmir Bushatin, i cili u pozicionua kundër projektit të ndarjes së Kosovës.

 Madje edhe përzënien që ju bë nga qeveria shqiptare ambasadorit të Iranit në Tiranë, Robelli, e sheh si një akt servilizmi direkt ndaj Bolton i cili njihej si armiku më radikal në Shtëpinë e Bardhë, ndaj regjimit të Iranit.

“Bolton ishte shpresa e madhe e Hashim Thaçit, Aleksandër Vuçiqit, Ivica Daçiçit dhe Edi Ramës dhe kamarillës së tyre nga «publicistika e nëntokës» për dizajnimin e Ballkanit – sipas planeve fillimisht të Beogradit. Për të treguar sa më shumë servilizëm ndaj Boltonit, Rama madje e dëboi nga posti edhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili me kohë kishte paralajmëruar se Kosova nuk duhet të nxjerr në pazar territorin e saj për të kënaqur apetitet serbe dhe Tirana nuk duhet të jetë pjesë e aventurave politike në rajon. Dëbimi spektakular i Boltonit i jep të drejtë Bushatit. Bolton ka pasur një «raport special» me Shqipërinë prej se ky vend ka pranuar disa anëtarë të Mojahedin-e-Khalq-Organization, një organizatë opozitare militante e Iranit. Bolton beson se këta muxhahedinë mund të jenë pushtetarët e ardhshëm në Teheran. Bolton ishte i lumtur kur Shqipëria i përzuri disa diplomatë iranianë. Dhe kur John Bolton ishte i lumtur, këtë Edi Rama patjetër duhej ta bënte publike në Twitter. Krejt kjo në shërbim të propagandës se `ka një plan amerikan për Kosovën`, të cilin shqiptarët nuk bën ta refuzojnë”, shkruan Robelli në analizën e tij me titull `Dëbimi i John Bolton: një rrezik më pak për Kosovën`.

Nga largimi i Bolton kanë kaluar vetëm 24 orë dhe mërzia e frika që ka përfshirë autorët e planit për ndarjen e Kosovës, duket se janë vetëm sipari i zbulimit, të asaj që kanë katranosur me planin e tyre antishqiptar. Ky projekti antishqiptarë vërtet ka marrë së fundmi një goditje të fortë, por gjithsesi qëndron ende në fuqi si një rrezik potencial, përderisa Rama dhe Thaçi ende janë protagonist në hapësirën politike dhe pushtetore shqiptare dhe vazhdojnë e komandohen nga Soros.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera12/09/2019 16:55

Rama,Thaci ,SOROS.

Shto koment

Denonco