Pas deklaratës së rëndë të Presidentit çek, Haradinaj falenderon Kryeministrin Babis për mbështetjen

Pas deklaratës së rëndë të Presidentit çek, Haradinaj falenderon Kryeministrin Babis për mbështetjen

11:06, 12/09/2019

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar mjaft deklaratën e menjëhershme të qeverisë së Çekisë në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, përkundër skandalit që shkaktoi Presidenti Millosh Zeman tek deklaroi se Çekia do të duhej ta tërhiqte njohjen e Kosovës.

Haradinaj i ka dërguar një letër falenderimi Kryeministrit Andrej Babis ku sqaron me diplomaci se "janë zgjedhjet e parakohshme" në Kosovë që ia kanë bërë të pamundur pjesëmarrjen në Samit, por se ai e çmon shumë ftesën e Babis dhe përkushtimin e Çekisë ndaj Ballkanit perëndimor.

Haradinaj i është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një mesazh në Fb:

"Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe WB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë.

Përmes kësaj letre i kam shprehur falenderimet e sinqerta Kryeminstrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera12/09/2019 16:34

Me habit shume te ndjeerit e nevojes per njohje te Kosoves,e jo ma reagim tjeter. Respekt per Kryeministrin Babis!

Shto koment

Denonco